Napoli pas pak minutash do të luajë sfidën e radhës në kampionat ndaj Bolonjës.
Për ekipin e Sarrit do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme, pasi në rast të një tjetër hapi të gabuar, atëherë rrezikon që t'i dhurojë titullin Juventusit, që ka krijuar një distancë komode prej 9 pikësh.
Elseid Hysaj si gjithmonë do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Mbrojtësi i Kombëtares sonë, është një titullar i padiskutueshëm, pavarësisht sfidës jo shumë të mirë që zhvilloi ndaj Interit, ku edhe ka marrë kritika.
Formacionet zyrtare:
Napoli (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Allan, Jorginho, Hamsik; Callejon, Gabbiadini, Mertens
Bolonja (4-3-3): Mirante; Mbaye, Oikonomou, Rossettini, Constant; Taider, Diaëara, Brighi; Zuniga, Acquafresca, Giaccherini.