Bolt Usain nga femije rebel te padroni i Olimpiadave

Bolt: Usain, nga femije rebel te padroni i Olimpiadave
Një libër tregon sezonet e arta të rekordmenit të shpejtësisë, por edhe fëmijërinë në Xhamajkë. “Herën e parë që vrapova me kohën 9”58, e bëra për t’i shpëtuar mësuesit të matematikës: ishim duke luajtur me top në klasë. Të vrapoj shpejt, më bën të ndihem i gjallë”.

Bolt, përpara se të bëhej legjenda e Pekinit apo Berlinit. Para se të bëhej i vetmi atlet, që mund të konkurronte për nga popullariteti në “Facebook” me Obama-n apo Federer-in, ishte një gjigand i lindur për të vrapuar. “E ndieja që kisha një elasticitet prej kanguri. Ngjitesha në majë të pemës sa hap e mbyll sytë. Gjithmonë ia dilja mbanë. Pastaj hipja nga një pemë në tjetrën, me një shpejtësi marramendëse. Edhe vetë çuditesha se si arrija ta gjeja veten në majën e saj pa u munduar fare”.

Në mbrëmje, kur ndalonte së hipuri nga një degë në tjetrën, hidhej në krevat, pasi kishte ngrënë ndonjë gjë të lehtë për darkë. Trelaway. Xhamajkë. Bolt lindi më 21 gusht të vitit 1986 nga prindërit Jennifer dhe Wesley Bolt. “Rrufeja”, që lindi para kohe dhe peshonte katër kilogramë, u ngrit në këmbë kur ishte tremuajsh, nëntëmuajsh nisi të ecë, ndërsa kur ishte 21 muajsh arriti ta përshkonte 100-metërshin në kohën 9 sekonda e 69 të qindtat - qesh me të madhe dhe ka të drejtë. “Ti nuk më njeh. Unë vërtet jam njeriu më i shpejtë në botë, por jetën e jetoj ngadalë. Eci ngadalë, flas ngadalë, ha ngadalë. Ndonjëherë arrij t’i jap makinës më shpejt se ç’duhet, por jam i kënaqur se nuk kam marrë asnjë gjobë deri tani. E vetmja gjë që mund të bëj brenda 9‘‘69 është se arrij të mund vëllain tim në ‘Playstation’”. Njeriu më i shpejtë i planetit është ashtu siç e imagjinoni. I thjeshtë dhe miqësor me të gjithë.

 Toka e tij në Xhamajkë jeton ende me kultin Bob Marley-t. Në Kingston dëgjon të shtënat e armëve nëpër rrugë, ndërsa këngët regaton vazhdojnë të përforcojnë ëndrrën e një jete tjetër, më të mirë. Familja Bolt, tregon Uasian në autobiografinë e tij (My story -9.58: being the world’s fastest man) ka qenë një familje më se normale. Libri tregon gjithçka mbi arritjet e fundit, por edhe ato më të largëtat. Shumë histori janë qesharake, por njëkohësisht plot kuptim. “Trajneri, zoti Nugent, ishte edhe profesori ynë i matematikës në Waldensia School. Një ditë, në vend që të bënim mësim, u mbyllëm në klasë dhe nisëm të luanim me top.

Mendoj se ajo ishte hera e parë që vrapova me kohën 9”58”. Mes shumë historive që tregon në libër, është edhe ajo e një takimi me vdekjen në Brancaleone. “E pashë veten mes jetës dhe vdekjes në ujë”. Ishte duke u mbytur në lumë, atje ku shkonte çdo ditë për t’u larë me miqtë. “Atë ditë notova me shpinë shumë gjatë. Isha i sigurt se diku ishte një vend ku mund të rrija dhe të çlodhesha, por u gabova. Goja nisi të më mbushej me ujë dhe po bija poshtë. Për fat, për disa sekonda, e mbajta frymën dhe dola sërish në sipërfaqe”. Që nga ai moment, Usain Bolt ka frekuentuar vetëm pishinat. Një tjetër Bolt, i pushtuar nga frika, pasiguritë dhe heshtja. “Vetëm kur bëra 19”93 në vitin 2004, pata ndjesinë se gjeta çelësin për t’u çliruar nga ankthet e mia të vogla”. Sigurisht, mes tyre, nuk ka qenë kurrë varfëria. “Sepse nuk e dinim se çfarë ishte pasuria e të tjerëve, jo e xhamajkanëve, e komunitetit tonë”.

Nga paratë e para që fitonte nuk hiqte asgjë mënjanë. Harxhoja gjithçka që kisha në xhep. Gjëja e parë që bënë prindërit e mi ishte zgjerimi i shtëpisë dhe kopshtit. Ai shkon më tej, duke treguar se sa shumë i pëlqen muzika, sa i urrente kafshët dhe sa pak vajza kishte pasur në jetën e tij. “Kam pasur pak vajza në jetën time. Nuk e di pse i kam pasur pak frikë”. Sigurisht që të parën nuk e ka harruar dhe nuk do ta harrojë kurrë. Emri i saj ishte Kimilin Matteson. “Problemi i vetëm qëndronte në faktin se si do t’i mbanim kontaktet me njëri-tjetrin, duke qenë se jetonim larg. Takoheshim vetëm në shkollë. Në shtëpi nuk kishim telefon. Tani, një prej njerëzve më të pasur në botë, i ka të gjitha. Është normale, fiton 7 milionë dollarë në vit. Dhjetë vjet më parë, në Nassau, gjatë “Carifta Games”, tifozët e pagëzuan me emrin “Lighting Bolt”: “Një shkëndijë dhe pastaj zhdukej”. Më tepër se sa biri i erës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama