Bomba e Ben Blushit A kemi profesore ne? Si e vume perdhunuesin kryebashkiak?

Bomba e Ben Blushit: A kemi profesore ne? Si e vume perdhunuesin kryebashkiak?

Ben Blushi ka shpërthyer sërish sot në Parlament pas dorëheqjes së Elvis Roshit si kryebashkiak i Kavajës. Ai mori shembullin e një rasti në Amerikë kur mafia që drejtonte qytetin, pasi e bëri atë luksoz, u dënua. Ndërsa në Shqipëri një përdhunues u vu kryetar Bashkie.


“Shoqëritë kanë një vijë të qartë ndarje mes të ndershmes dhe të pamoralshmes. Shoqëritë e përparuara nuk e kthejnë vesin në standard. Ky debat ka shumë kuptim sot ën Shqipëri. Ajo që ka ndodhur ditët e fundit me Roshin është dëshmi e pastër e degradimit të moralit politik. Unë skam asgjë me ish kryetarin e Bashkisë së Kavajës. Ai bëri atë që dinte të bënte në jetë. Ne e morëm dhe e bëmë ajkën e shoqërisë. Nuk ka në këtë vend profesionistë, nuk ka njerëz të ndershëm, nuk ka profesorë, por ka përdhunues që duhet të zgjidhen kryetarë bashkie”.

Blushi u ka drejtuar disa pyetje përfaqësuesve të qeverisë, nëse janë me ligjin apo me krimin?

“Dikush këtu mendon se ky djalë kapërceu dallgët e përdhunuimit për të çarë jetën e vet dhe pasi i kapërceu dallgët, erdhi në brigjet tona, gjeti një shkok dhe ky i tha “hajde bëhu kryetar bashkie” dhe e bëri, e bëri dy herë rresht.

Jo se cfarë ka bërë, nuk është kjo cështja, e si u kalit duke punuar ndërshmërisht në Evropë, cështja është ca debati i ngrihet shoqërisë sonë …cfarë dallgësh po i jep kjo tronditje kësaj shoqërie, po ju pyes ju të gjithë që keni dalë e keni mbrojtur si model,
kë mbroni ju? Cfarë i thoni shqiptarëve që duhet të jeni delikuent për të marrë një punë, që duhet të jesh dënuar për të bërë karrierë?

Ky është fundi i moralit politik dhe s’ka më larg se kaq. Një parti del në protestë për të mbrojtur një njeri që jep dorëheqjen se është në konflikt me ligjin.. A mund të ndodhë kjo?

Pra pyetja është me kë jeni ju me ligjin apo me njeriun, kujt i shërben ky qëndrim, interesit, shoqërisë apo krimit?

Më e rëndë është që ca njerëz nga qeveria thonë se pse duhet të iki ky ca rëndësie ka se ca ka bërë se ky po punon.

Nëse një shatërvan quhet punë, ky është degradimi i punës…”, tha Blushi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama