Bomba e harruar bllokon trenat ne Berlin

Bomba e harruar bllokon trenat ne Berlin
Trenat u ndaluan ose u drejtuan për në stacione të tjera në Berlin dje në mëngjes, pas zbulimit të një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore pranë stacionit kryesor hekurudhor të kryeqytetit të Gjermanisë.

Zona përreth bombës 100 kilogramëshe u bllokua. Trafiku veri-jug u ndalua përkohësisht, por trenat nëntokësorë vijuan të funksionojnë normalisht. Ekspertët po përpiqen të vendosin se çfarë duhet të bëjnë me bombën. Bomba të tilla zakonisht janë shumë të vështira për t’u neutralizuar për shkak të ndryshkut. Në Gjermani mendohet se ka mijëra bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore. Në vitin 2010, tre njerëz u vranë kur njëra prej tyre shpërtheu papritur.

Vitin e kaluar, një bombë u shpërthye nga autoritetet në Mynih. Megjithëse një zonë e gjerë ishte evakuuar, një shpërthim i madh shkaktoi një zjarr dhe dëmtoi shumë shtëpi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama