Orhan Gustafson i Universitetit të Stokholmit, një nga krerët e ekspeditës, u shpreh në një letër nga anija e tyre ruse e kërkimit se, për herë të parë, skuadra zbuloi një zonë intensive me metan, aq e dendur sa “metani nuk kishte kohë të shpërbëhej në ujin e detit por po dilnin fluska metani në sipërfaqen e detit”. Skuadra beson se dalja e përshpejtuar është e lidhur me rritjen e temperaturave në zonën e Arktikut.Gustafson vazhdoi se “mendimi tradicional ka qenë se sasitë e akujve të përhershëm do të mund t’i mbanin depozitat e metanit të paprekura”. Sidoqoftë, kërkimet e vazhdueshme përmes mijëra kilometrave katrorë në nëndetin e Arktikut po shton faktet “që akujt e përhershëm kanë filluar të çahen dhe të çlirojnë metan”.
Gazeta: Shekulli