Bomba ne gjykaten e Selanikut prokuroria greke leter-porosi per Sinanajn

Bomba ne gjykaten e Selanikut, prokuroria greke leter-porosi per Sinanajn

Autoritetet e drejtësisë greke kanë kërkuar që të marrin në pyetje Julian Sinanajn, i njohur si vrasës me pagesë dhe i arrestuar në janar të këtij viti. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se ditët e fundit, nga shteti fqinj ka mbërritur një letër-porosi, ku kërkohet që të merret në pyetje i dyshuari për kryerjen e disa atentateve në vendin tonë. Julian Sinanaj dyshohet se ka kryer edhe disa atentate në shtetin fqinj, konkretisht në Selanik dhe Athinë.


Letra


Burime jozyrtare nga organi i akuzës sqarojnë se Prokuroria e Athinës ditët e fundit ka dorëzuar letër-porosinë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Mësohet se në letër janë disa pyetje që i drejtohen Sinanajt, për dy ngjarje të ndodhura në Athinë dhe Selanik. Në letër-porosinë që autoritetet greke u kanë dorëzuar atyre shqiptare, kërkohet që i dyshuari si vrasës me pagesë të pyetet para një trupe gjyqësore, në mënyrë që dëshmia e tij të merret në cilësinë e provës materiale. Sinanaj do të merret në pyetje, seancë që do të bëhet në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të jenë të pranishëm edhe prokurorët shqiptarë që po merren me dosjen e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama