Mësohet se zgjedhja ka lidhje edhe me faktin që çifti me Bono ka raporte shumë të mira miqësore.
Gjithmonë sipas \'Daily Mirror\' këngëtari irlandez e ka pranuar propozimin që i është bërë dhe sipas një burimi nga të afërm të familjes Pit-Jolie, është shprehur shumë i kënaqur që do të jetë ai kumbari.
\'\'Bono, Angelina e Brad janë miq prej vitesh. E shikojnë botën në të njëjtën mënyrë, kanë të njëjtat ideale dhe të njëjtat ëndrra. Bono do të jetë më shumë se i lumtur që do të bëhet një nga personat më të rëndësishëm të familjes së tyre”- thonë zërat e afërt pranë çiftit.
Çifti i artë i Hollywood, që pas mbërritjes së binjakëve ka edhe katër fëmijë të tjerë nuk ka përcaktuar datë, por ka njoftuar se pagëzimi i bebeve do të bëhet brenda pak javësh.
Bruna Prifti : Gazeta Shekulli