Divorcet sipas arsyetimit të gjykatës, kanë pasur motive xhelozie, tradhtisë bashkëshortore, gjendjen ekonomike, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijët, emigrimi dhe dhuna fizike. Numri më i madh i ndarjeve, sipas vendimeve ka pasur shkak xhelozinë në çift, që kanë shkuar deri në konflikte fizike mes bashkëshortëve. Vend të veçantë në statistikat e ndarjeve, zë kategoria e emigrantëve, lidhja e të cilëve dëmtohet për shkak të qëndrimit larg njëri-tjetrit të bashkëshortëve. Veç këtyre shtresave, një numër relativisht jo të vogël zënë edhe të martuarit për shkak të përfitimit të dokumenteve të shteteve perëndimore. Ata shfrytëzojnë martesën me të huaj për përfitimin e dokumenteve të qëndrimit në vendet përkatëse. "Shpesh herë lidhjet martesore midis partnerëve bëhen të pastudiuara, ku edhe vetë ata nuk janë të vetëdijshëm për institucionin e martesës dhe përgjegjësitë që ajo mbart,-thonë gjyqtarët e seksionit familjar të Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet.
Divorcet VIP
Mes kërkuesve për divorc dhe atyre që janë ndare, ka edhe persona të njohur në publik, ku bie në sy divorci i sopranos së njohur Inva Mula me kantautorin z.Pirro Çako, kërkesa për divorc e bashkëshortes së ministrit Genc Pollo. Po ashtu janë divorcuar, prezantuesja e emisionit "Njerëz të Humbur" në "TV Klan" Aida Shtino, prezantuesja e TVSH-së Ketrin Gjoçaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi e politikani i njohur z.Gaqo Apostoli. Sipas këtyre të dhënave zyrtare, nga 632 dosjet e shqyrtuara, 200 prej dosjeve janë pushuar për shkaqe dhe arsye të ndryshme. Ndërkohë, kanë mbetur për shqyrtim në ditët në vazhdim edhe 488 kërkesa të tjera, të cilat mendohet se do të shtohen gjatë muajt shtator të paraqitjes së padive të reja në gjykaktë.
1120 kërkesa për divorc, janë depozituar në gjykatë nga 1 janari e deri më 31 korrik 2010
632 nga kërkesat e dorëzuara janë shqyrtuar nga gjykata e Tiranës
432 kërkesa të depozituara në gjykatë, janë vendosur nga kjo e fundit me zgjidhje të martesës
200 kërkesa të depozituara në gjykatë janë pushuar ose kthimi i akteve për plotësim
SHKAQET E NDARJEVE
Xhelozia
Tradhtia bashkëshortore
Gjendja e rënduar ekonomike
Mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë
Emigrimi
Dhuna fizike