KORÇE – Zona turistike e Voskopojës është bllokuar mbrëmjen e djeshme, për shkak të reshjeve të pandërprera të borës. Ato nisin në orët e mesditës për të vazhduar me intensitet të lartë në darkë. Për pasojë, rruga që lidh këtë zonë tejet të frekuentuar gjatë ditëve të fundjavës me qytetin e Korçës, nuk ka lejuar qarkullimin e mjeteve. Mësohet se dhjetëra makina kanë mbetur në zonën turistike, pa mundur të zbresin në qytet.
Kryeplaku i Voskopojës u shpreh se duhet një borëpastruese për të bërë zhbllokimin e rrugës. Bora ka krijuar probleme edhe në qytetin e Korçës e disa akse ku qarkullohet vetëm me zinxhirë. Me tepër vështirësi kalohen Qafa e Plloçës, Qafa e Thanës dhe Kapshtica, duke krijuar vonesa dhe probleme të mjeteve që qarkullonin në drejtim të zonave të tjera të vendit.
Nga : Gazeta Panorama