Boronica, përveç aftësive shëruese që njiheshin më parë, ka edhe veti antioksiduese, antikancerogjene dhe të mbron nga sëmundjet koronare. Zbulimi është bërë nga një grup shkencëtarësh italianë dhe është publikuar në “Journal of food composition and analysis”. Këto cilësi të këtij fruti i dedikohen përmbajtjes së një substance që quhet “glycosides flavonols”.