Borxhi i babait

Rruga, fleta e bardhë ku shkruaj, mjegulla e mbrëmjes,
përkëdhelja intime e gruas, mëngjesi me dritë të kulluar,
korja e pjekur e bukës si lëkurë pëllëmbe e burrit,
dera e çelur e shtëpisë, këpucët me thembra të ngrëna,
tryeza e zyrës, belbëzimet e djalit, dielli i mesditës,
replikat me shefin, shiu i verës, pikëpjekjet me shokët
dhe shumë e shumë gjëra të tjera që mbushin jetën time,
përveç lidhjes së tyre të përgjithshme
kanë edhe një lidhje të vetën.

Ati im që je larg, me ç’postë të ta dërgoj
pjesën që të takon nga gëzimet e dështimet e mia?!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama