Bosi i boseve te floririt dhe argjendit i sekuestrohet 155 milione € dhe mbi 62 kg ar

'Bosi i boseve te floririt dhe argjendit', i sekuestrohet 155 milione € dhe mbi 62 kg ar

Shtetasi shqiptar që ka bërë një bujë të madhe në mediet zvicerane është 55-vjeçari Petrit Kamata. Ai është quajtur pa frikë “bosi i bosëve të floririt dhe argjendit”, pas përfshirjes në një çështje antiligjore në korrik të 2011-ës. Në fillim autoritetet zvicerane i sekuestruan atij 60 kg argjend dhe 1 kg e gjysmë ar.

Por, shqiptari nuk nxuri mend pasi donte të konsiderohej i pari shqiptar që arrin këtë rekord në historinë e çështjeve penale të kapura ndër vite nga autoritet përkatëse të Zvicrës.

Gjykata Penale zbatoi kërkesën e gjyqësorit italian, i cili kërkonte që të bllokohej pasuria e 55-vjeçarit, Petrit Kamata, pas hetimit të vilës “Fort Knox”, e cila vlente 188 milionë euro. Hetimet për vilën nisën pasi aty mendohej se gëlonte kontrabanda e arit dhe argjendit, raporton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama