Ndaj, për ata, që, kanë kohë në SHBA, por, edhe, për ne shqiptarët në përgjithësi, do tė thoja, është më rëndësi, të njohim e vlerësojmë në çdo pikëpamje, atë që lypet, ose i nevojitet bashkësisë shqiptare, e çështjes kombëtare, portretizimin e çdonjëri që ka arritur një lloj suksesi. Pra, e thënë më konkretisht, të dimë diçka më shumë, dhe të tregojmë realisht, e pa ekzagjerime çdo përpjekje të tyre, për të mirën e tyre dhe familjes, shoqërisë e kombit tonë.
Nja 210 mile barabart, këto me 380 kilometra larg qytetit të New York-ut, "kryeqytetit" të shqiptarëve të Amerikës, gjendet edhe qyteti ku mbërritën edhe shqiptarët e parë - Boston i Massachusetts, ose Bostoni i Nolit. Ky vendbanim zhytet në mes të pjesës së bregut veri lindor të oqeanit Atlantik, vend shumë piktoreske dhe mjaft tërheqës. Në të ashtu si dhe shumë qytet amerikanë mbizotëron aty këtu edhe bukuria e madhështia e ndërtesave tipike amerikane. Por Bostoni ka edhe shumë shtëpitë e tija karakteristike, të cilat ngrihen të shpërndara aty këtu mbi lagjet e jashtme të qytetit. Këtu kohë pas kohe nëpër lagjet e rrugicat e ngushta, dhe sheshet e mëdha kanë filluar të dallohen shqiptarët.
Aty ndodhet dhe "Restoranti Anthony’s Pier 4," ose i njohur ndryshe edhe si mikpritësi i Bostonit, për arsye të biznesit të suksesshëm në industrinë e restoranteve në Amerike, të ish pronarit të hershëm të këtij restoranti të famshëm i filanthropistit të njohur Anthony Athanas. I cili u bë gati tre vjet që vdiq dhe biznesin e tij ua la trashëgim fëmijëve të tij.
"Restoranti i tij Anthony’s Pier 4, me zotin Athanas tek dera që priste dhe përcillte klientët, ishte si një shtëpi plot gjallëri e gjithmonë e hapur". "Anthoni Athanas përfaqëson ëndrrën amerikane", ka thënë ish ligjvënësi Joe Kenendi, mik i familjes Athanas, kur vdiq Antoni. "Ai erdhi këtu, ka pohuar Kenedi si emigrant dhe me punën e tij krijoi një rrjet restorantesh me bazë Pier 4 pa të cilin sot Bostonit do t’i mungonte një monument historik. Ai merrej jashtëzakonisht edhe me çështjet shqiptare. Ai ka thënë se kur ai ishte në Kongres, ai vazhdimisht e me këmbëngulje shtronte përpara nevojën që kishte Shqipëria për investime e për ndihma te tjera në rrugën e demokratizimit. Anthoni Athanas ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me zemër flori", thotë Joe Kenedi.
Boston, Sfida e shqiptarit, modele për emrin e restorantit
Mirëpo, krahas shumë shqiptarëve të suksesshëm në Boston, po flitet edhe për një emër të ri që po ndjek rrugën e biznesit të restoranteve, në Boston, dhe ai është Aldo Velaj, nga Vlora. Ai është një nga shqiptar që ka sfiduar në një mënyrë mjaft origjinale, edhe pronarin e ndërtesës ku ndodhet restoranti i tij në Boston të SHBA-ve, i cili nuk e lejonte të vendoste një reklamë të madhe para restorantit të pagëzuar “Vlora”, shkruan një prestigjoze boatoniane "Boston Herald".
Aldo Velaj, sipas gazetës punëson 5 modele, që i paguan 270 dollarë në ditë, për të mbajtur në bluza emrin Vlora. Ky pra, është një shqiptar, që ka sfiduar në një mënyrë mjaft origjinale pronarin e ndërtesës ku ndodhet restoranti i tij në Boston të SHBA-ve, i cili nuk e lejonte të vendoste një reklamë të madhe para restorantit të pagëzuar “Vlora”. Shqiptari Aldo Velaj, pronar i restorantit i ka dhënë, sipas “Boston Herald”, një kuptim të ri togfjalëshit “modele për biznes”, duke vendosur në vend të reklamës së madhe prej neoni dhe dritash, 5 modele vajza, që kanë të shkruar nga një shkronjë të emrit të restorantit V-L-O-R-A.
“Boston Herald”, në një shkrim kushtuar kësaj mënyre të re të reklamimit, njofton se shqiptari edhe pse pronar i restorantit, nuk do ta përballojë për më shumë se dy javë emrin e shkruar në bluzat e vajzave të bukura, të cilat, i paguan me 18 dollarë për orë për të mbajtur shkronjat dhe reklamuar restorantin, të cilin ai e ka hapur pasi ka punuar për tre vjet në një restorant tjetër në Boston.
“Boston Herald” shkruan se vajzat qëndrojnë gjatë orëve të darkës dhe kostoja ditore është 270 dollarë. Por, vetë Velaj thotë se “modelet i kishin sjellë mjaft klientë”, duke lënë të kuptohet se shpenzimi i deritanishëm ia kishte vlejtur. Restoranti, është hapur të dielën që shkoi dhe “Boston Herald” e citon Velaj të ketë thënë se, fakti që do të jetë i vetmi restorant në Boston pa një tabelë ku të shënohet emri e bën atë edhe më interesant.
BEQIR SINA : Gazeta Metropol