Janë dashur dekada të tëra për të çmontuar idenë se informatika ishte një biznes për pak njerëz dhe vetëm tani po fillojmë të çlirojmë nga një paragjykim të tillë edhe gjatësinë e valës dhe aftësinë e arkivimit. Por është e pamohueshme ardhja e një brezi të rritur me Web-in falas, që do të gjejë gjithmonë mënyra të reja për ta rinovuar një logjikë të tillë revolucionare, duke transformuar botën.
Në moshën 40-vjeçare, King Gillette, ishte një shpikës i frustruar, një antikapitalist i flaktë që shiste tapa shishesh. Ishte viti 1895 dhe pavarësisht ideve, energjisë dhe prindërve të pasur, nuk kishte shumë frute për të korrur nga puna e tij. Ia vinte fajin konkurrencës së tregut dhe një vit më parë kish botuar një libër të titulluar “The Human Drift”, në të cilin theksonte se e gjithë industria do të duhej të përfshihej në një koorporatë të vetme me pjesëmarrje publike dhe se miliona amerikanë do të duhej të jetonin në një qytet të vetëm gjigantesk të quajtur Metropolis dhe të ushqyer nga kaskadat e Niagarës. Por ndërkohë kreu i fabrikës së tapave të shishes së tij i kish dhënë këshillën e duhur: shpik diçka që njerëzit të mund ta përdorin dhe më pas ta flakin tej.
Një ditë, teksa rruhej me një brisk aq të konsumuar sa që nuk ishte më e mundur t’i futej një teh tjetër, i erdhi një ide. Po sikur tehu të përbëhej nga as më pak e as më shumë se një rrip i brishtë metali? Në vend që të harxhohej kohë për ta ruajtur, do të mund thjesht të flakej tej kur të mos priste më. Pak vjet më vonë dhe disa eksperimente metalurgjie, lindi brisku i rrojës “përdor dhe hidh”. Por risia nuk fitoi terren menjëherë. Në vitin e parë të aktivitetit, vitin 1903, 1903, Gillette shiti një total prej 51 brisqesh dhe 168 tehesh. Në 20 vitet e më pasme provoi çdo strategji marketingu që i erdhi në mendje. Vuri deri dhe fytyrën e tij në konfeksionet e brisqeve, duke u transformuar në një personazh njëherazi legjendar dhe, për disa, me fantazi. U shiti miliona brisqe rroje trupave me çmim kostoje, duke shpresuar që zakonet e zhvilluara nga ushtarët në kohë lufte të ruheshin edhe në kohë paqeje. U shiti pako të tëra brisqesh bankave me qëllim që t’ua jepnin si dhuratë klientëve në hapjen e llogarive të reja dhe i bashkëngjiti ndaj çdo gjëje: nga çamçakëzi, tek kafeja, tek speciet për ëmbëlsirat. Logjika e falasit, përveçse ndihmoi në shitjen e produktit, pati efektin e shumëfishimit të kërkesës: brisqet e rrojës qenë në vetvete të kotë, por me përhapjen progresive të tyre gjithnjë e më shumë njerëz kishin nevojë për brisqe “përdor dhe hidh”. Sot ky model biznesi është themeli i sektorëve të tërë industrialë: dhuro telefonin dhe shit abonimin: paguaji më pak konsolat dhe më shumë lojërat; instalo nëpër zyra makina kafeje falas në mënyrë që të shiten më shtrenjtë kafeja në filxhanë plastikë. Falë Gillette, ideja se mund të bëhen para duke i dhënë jetë diçkaje nuk është më dhe aq tronditëse.
Vetëm se deri pak kohë më parë falasi ishte në realitet vetëm rezultati i një kompromisi ekonomik: domethënë se sigurohej diçka falas vetëm duke blerë diçka tjetër, qoftë ky një produkt apo një shërbim. Por gjatë viteve të fundit është shfaqur një formë e re falasi, e bazuar jo mbi kompromisin, por mbi faktin që vetë kostoja e produkteve po mundet me shpejtësi. Është sikur çmimi i çelikut të kish zbritur aq poshtë sa t’i lejonte Gillette që t’i jepte falas si brisqet, ashtu dhe tehet, duke bërë para nga një anë tjetër (ndoshta me shkumën e rrojës?). Mbretëria e falasit par excellance është Web. Pesëmbëdhjetë vjet nga fillimi i aventurës gjiganteske se online, edhe debatet e fundit “falas vs. pagimit në rrjet” janë një diskutim i mbyllur. Në vitin 2007 është bërë falas “New York Times”; këtë vit e njëjta gjë do t’i ndodhë edhe pjesës më të madhe të përmbajtjes së “Wall Street Journal” (pjesët e mbetura të nënshtruara abonimit, ka shpallur pronari i ri i saj, Rupert Murdoch, “do të jenë vërtet speciale dhe... na vjen shumë keq... ka mundësi më të kushtueshme”, gjë që të sjell në mendje aforizmën e famshme të vitit 1984 të Stewart Brand: “Informacioni pretendon të jetë i lirë, por në të njëjtën kohë i kushtueshëm...
Ky tension është i destinuar që të mos ezaurohet kurrë”). Kur njëherë e një kohë falasi ishte një stratagjemë e marketingut, sot është një model ekonomik me titull të plotë. Bërja e muzikës tënde të fitimprurëse me kosto zero ka rezultuar një zgjedhje e suksesshme për grupin “Radiohead”, për Trent Reznor të “Nine Inch Nails” dhe për mijëra grupe të tjera që në MySpace kanë pushtuar publikun. Sektorët me ekspansion më të shpejtë të industrisë së videolojërave janë ato që u drejtohen lojërave multilojtarëshe online të testueshme falas dhe pothuajse gjithçka që Google u ofron përdoruesve të tij është falas, nga Gmail tek Picasa. Afirmimi i një modeli të tillë drejtohet nga teknologjitë që shtyjnë përpara Web.
Në të njëjtën mënyrë me të cilën ligji Moore përcakton se çmimi për njësi përpunimi informatik përgjysmohet çdo 18 muaj, çmimi i gjatësisë së bandës dhe i magazinimit të të dhënave përgjysmohet akoma më me shpejtësi, gjë që do të thotë se të gjitha tendencat vendimtare të bërjes së biznesit online tentojnë drejt kostos zero. Në mënyrë të qartë një administrator që i jep rrugën e lirë blerjes së një serveri të ri nuk do ta mendojë në të njëjtën mënyrë, por Web është një çështje shkalle, një çështje e gjetjes gjithmonë të mënyrave të reja për të tërhequr sa më shumë përdorues që të jetë e mundur ndaj resurseve të centralizuara, duke i shpërndarë kostot mbi një audiencë gjithnjë e më të gjerë. Nuk është problem sesa kushton, por është problem se çfarë mund të bëhet dhe nuk mund të mohohet se çdo vit që kalon mund të bëhet gjithnjë e më shumë duke shpenzuar gjithnjë e më pak. Për sa do të vazhdojmë të ankohemi për sa gjithçka bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, jemi të rrethuar nga forca që në fakt shtyjnë për të bërë gjithçka më e ekonomike. Dyzet vjet më parë, problemi kryesor ushqimor në Amerikë ishte uria; sot është mbipesha dhe për këtë duhet të falënderojmë Revolucionin e Gjelbër.
Dyzet vjet më parë ata që silleshin si padron midis aktiviteteve të bamirësisë qenë dhurimet në veshje për të varfrit. Sot, falë Kinës, është e mundur të sigurohet një bluzë me çmim më të ulët se ai i një kapuçinoje. E njëjta gjë vlen për lojërat, për gaxhitet e ndryshme dhe për llojet e ndryshme të produkteve. Edhe kokaina nuk ka qenë kurrë kaq ekonomike (nganjëherë globalizimi vepron në mënyrë vërtet të habitshme...). Teknologjitë dixhitale përfitojnë nga dinamika e falasit, por edhe nga diçka akoma më e fuqishme: kalimi, në harkun e shekullit XX-të, nga fizika njutoniane dhe atë kuantiste. Jemi vetëm duke filluar të eksperimentojmë efektet e një kalimi të tillë në materiale të reja dhe revolucionare: gjysmëpërçues (aftësi përpunimi), kompozime ferromagnetike (aftësi magazinimi) dhe fibra optike (gjatësi vale).
Të gjitha substancat dhe tiparet krejtësisht të reja, lidhur me të cilat kemi akoma shumë për të mësuar. Kemi hyrë prej vetëm pak dekadash në një territor akoma i gjithi për t’u eksploruar. Kjo gjë implikon për konceptin e falasit? Po kufizohemi në një shembull. Vitin e kaluar, Yahoo ka shpallur se Yahoo Mail, shërbimi i postës elektronike falas i tij do të garantonte hapësirë të pakufizuar. Për të mos rrezikuar që të ishin të paqartë, është saktësuar se më këtë nënkuptohej “i pakufizuar” në kuptimin e “pafundmë”.
Çmimi i tregut të arkivimit online, të paktën për sa i përket postës elektronike, është sot i reduktuar në zero dhe gjëja e jashtëzakonshme është se askush nuk është habitur, pasi shumë e kanë parë si një rrjedhojë logjike. Nga ana tjetër, tashmë është e qartë se çdo teknologji në Web është destinuar në kohë që të arrijë të mos kushtojë asgjë. Themelet e ekonomisë na mësojnë se në një treg konkurrues kostot tentojnë të zbresin dhe nuk ekziston treg më konkurrues se Interneti. Me fundin e viteve nëntëdhjetë ishte zakon të ironizohej se në Web ekzistojnë vetëm dy numra: infinit dhe zero. I pari, që u referohej vlerësimeve në Bursë, është demonstruar fals, por i dyti është shëndoshë si kokrra e mollës. Web-i është bërë mbretëria e falasit. Rezultati është që sot kemi jo më një, por dy tendenca që drejtojnë përhapjen e modelit të falasit. Tendenca e parë është ndjekja ideale e logjikës së kompromisit të King Gillette që zgjerohet në gjithnjë e më shumë industri.
Teknologjitë e reja u garantojnë kompanive fleksibilitet gjithnjë e më të madh në përkufizimin e tregjeve të tyre, duke u mundësuar atyre që t’u japin jetë produkteve apo shërbimeve për një shtresë të caktuar konsumatorësh, duke vazhduar që të nxjerrin fitime nga një tjetër. Është rasti i kompanisë ajrore me kosto të ulët “Ryanair”, e cila nuk është më vetëm një kompani ajrore, sesa një agjenci udhëtimesh në titull të plotë. Tendenca e dytë është ajo sipas së cilës çdo gjë që hyn në kontakt me netuorkët dixhitalë shikon që t’i bien kostot. Kjo nuk është gjë e re, por patjetër që është shpejtësia me të cilën fillon të verifikohet.
Hedhja e transistorëve
Dyzet vjet më parë, profesori i Caltech University, Carver Mead, identifikoi një pasojë të ligjit Moore. Sipas thënies së tij, çdo 18 muaj, çmimi i një transistori do të zbriste me gjysmën e vlerës së tij. Kështu ka ndodhur, duke kaluar nga 10 dollarët amerikanë të viteve gjashtëdhjetë në 0.000001 dollarët e sotëm, gjë që, sipas Mead, donte të thoshte se do të mund të fillonim “t’i hidhnim”. “Të hedhësh” është një term i ashpër dhe kjo vinte sidomos për sektorin e Information Technology në vitet gjashtëdhjetë. Një brezi të tërë teknikësh u ishte mësuar se puna e tyre konsistonte në përfitimin maksimal të resurseve shumë të kushtueshme informatike. Në laboratorët e xhamta, sistemistët ushtronin pushtetin e tyre duke vendosur se cili prej programeve t’u lejohej të xhironin në ato makina të çmuara. Detyra e tyre ishte ajo e ruajtjes së transistorëve, duke vendosur jo vetëm se cilës ia vlente barra qiranë të ndiqje, por edhe se cila ishte mënyra më e mirë për të shfrytëzuar kohën e tyre të përpunimit informatikë.
Në pasojë të kësaj, zhvilluesit e parë i kushtonin më shumë kod të mundshëm përsosjes së algoritmeve pothuajse pa menduar për ndërfaqen. Ishte epoka e linjave komanduese dhe motivi i vetëm i hipotezueshëm për të cilin dikush mund të kishte dëshirë për të përdorur një kompjuter në shtëpi ishte ai që të organizonin librin e gjellëve. Dhe ja ku kërcen Mead, duke i ftuar programuesit që të hidhnin dhe duke shkaktuar bujë në kuptimin e vërtetë të fjalës. U desh Alan Kay, një inxhinier i Palo Alto Research Center të Xerox, për ta bërë të kuptueshëm mësimin. Në vend që t’ua destinonin transistorëve funksione vendimtare përpunimi, Kay zhvilloi një makinë, të quajtur Dynabook, që shfrytëzonte silicin për të bërë gjëra shumë të mahnitshme: të konceptonte ikona, dritare, shigjeta, bile dhe figura të animuara në ekran.
Qëllimi i tij ishte ai që të krijonte një diapozitiv të lehtë për t’u përdorur nga kushdo, edhe nga fëmijët. Puna e tij mbi ndërfaqen grafike ka përbërë një frymëzim themelor për Xerox Alto dhe më pas për Macintosh të Apple, si dhe ka revolucionarizuar botën duke e bërë informatikën në dorën e të gjithëve. Natyrisht, kompjuterët nuk qenë falas atëherë dhe nuk janë të tillë edhe sot, por ajo që Mead e Kay kishin kuptuar ishte se transistorët e ndodhur në të, domethënë njësitë themelore të përpunimit informatikë, do të shumëfishoheshin në atë pikë sa të vlenin aq pak individualisht sa që nuk do të ndryshonte asgjë po t’i bëje të kushtonin zero. Megjithëse pika interesante është se për të arritur tek falasi nuk është e nevojshme që kostoja e transistorëve të arrijë të bëhet praktikisht zero. Në një pikë të caktuar, janë mjaft ekonomikë dhe pikë. Filozofi grek Xenoni ishte ndeshur me të njëjtin koncept në një kontekst lehtësisht të ndryshëm. Në paradoksin e tij, duke vrapuar drejt një pareti përgjysmohet dora dorës largësia midis vetes dhe murit, por duke vazhduar të ndahet hapësira në intervale të pafundmë, si ia bëhet që të arrihet praktikisht pareti? Përgjigjja është se nuk është e mundur, pasi në një largësi prej shumë pak manometrash, forcat e shtytjes atomike bëhen shumë të fuqishme sa për të lejuar një afrim më të madh. Paraleli ekonomik është ky: në qoftë se kostoja unitare e një teknologjie përgjysmohet çdo 18 muaj, kur arrihet mjaft afër me zeron sa të mund të rrumbullakohet qetësisht me zero?
Përgjigjja është: Pothuajse shumë më përpara nga sa mund të mendohet. Nga ana tjetër, nga pikëpamja e konsumatorit, ka shumë diferencë midis pak së kushtueshmes dhe falasit. Jepini jetë një produkti falas dhe do të mund të përhapet si epidemi. Bëjeni ta paguhet qoftë edhe 1 qindarkë dhe do të hyni në një dimension krejtësisht të ndryshëm. Psikologjia e “falasit” është shumë e fuqishme, çdo ekspert tregu do t’ua konfirmojë. Diferenca midis pak së kushtueshmes dhe falasit qëndron në atë që kapitalisti Josh Kopelman e ka quajtur “hendeku i qindarkës”. Njerëzit janë të bindur se pyetja është elastike dhe se vëllimet zvogëlohen proporcionalisht me rritjen e çmimeve, por e vërteta është se zeroja përfaqëson një treg dhe çdo vlerë tjetër një treg tjetër. Në shumë raste, kjo korrespondon me diferencën midis një tregu të madh dhe një tregu inekzistent.
Hendeku i madh psikologjik midis zeros dhe pothuajse zeros është motivi sipas të cilit sistemi i mikropagesave ka dështuar. Ja pse Google nuk i hedh duart mbi kartën tuaj të krediti. Ja pse kompanitë moderne që operojnë në Web nuk u kërkojnë asgjë përdoruesve të tyre. Ja pse Yahoo të jep hapësirë në disk. Nuk është më një problem sesa një problem tempizmi. Fiton ai që e jep i pari falas produktin e tij. Tradicionalistët e ngrenë gishtin kundër “avullimit të vlerës” dhe “çmonedhizimit” të sektorëve të tërë industrialë, duke theksuar se për shembull suksesi i listave Craiglist ka minuar njoftimet publicitare nëpër gazeta. Por rënia e fitimeve të letrës së shtypur sigurisht që nuk varet nga Craiglist. Në vitin 2006, website ka fituar rreth 40 milionë dollarë, të cilat nuk korrespondojnë as me 12 për qind të 326 milionë dollarëve të nxjerra të njëjtin vit nga njoftimet publicitare nëpër gazeta. Por të thuash “falas” nuk është aq e thjeshtë, apo budallallëk, sa duket. Vetëm për faktin që produktet janë falas kjo nuk do të thotë se kush i menaxhon është i destinuar për të bërë para me thasë.
Google është një rast fatlum. Edhe hyrjet e Craiglist janë të mëdha, por shpërndahen midis dhjetëra mijëra përdoruesve dhe nuk përfundojnë të gjitha në arkat e Craig Newmark Inc. Për të kuptuar modelin e ri, duhet kaluar nga një vizion tregu të përbërë nga dy subjekte komplementare, shitës dhe blerës, në një vizion më të gjerë që e koncepton si një ekosistem të përbërë nga entitete të ndryshme, vetëm disa prej të cilëve shkëmbejnë para midis tyre. Modeli ekonomik më i zakonshëm i ndërtuar rreth logjikës së falasit është ai i sistemit trepalësh, në të cilin një subjekt i tretë paguan për të marrë pjesë në një treg të krijuar nga shkëmbimi falas midis dy të parëve. Duket e koklavitur? Ka mundësi që të jetë i njëjti model që po eksperimentoni në këtë moment të caktuar, pasi është virutalisht baza e funksionimit e të gjitha mjeteve të komunikimit. Në modelin mediatik tradicional, një botues ua jep falas (ose pothuajse falas) një produkt konsumatorëve dhe reklamuesit paguajnë për të asistuar. Radioja është me dëgjim të lirë dhe e njëjta gjë vlen edhe për shumë televizione. Në të njëjtën mënyrë, gazetat nuk u kërkojnë lexuesve asgjë më shumë se kostoja efektive e realizimit, e shtypit dhe e shpërndarjes.
Nuk u shesin letër lexuesve sesa më shumë lexues reklamuesve. Në njëfarë kuptimi, Web-i përfaqëson zgjerimin e modelit mediatik në të gjitha tipet e industrisë dhe kjo nuk reduktohet në bindjen se publiciteti paguan gjithçka. Kompanitë mediatike bëjnë para me dhjetëra mënyra duke filluar nga përmbajtje falas, duke shitur informacione lidhur me përdoruesit, duke promovuar abonime plus dhe nëpërmjet e-commerce të drejtpërdrejtë.
Ajo që mungon është kohë dhe respekt
E kapur nga mrekullia e bollëkut, ekonomia dixhitale i ka përmbysur krejtësisht modelet ekonomike tradicionale. Në librat e gjimnazit ekonomia përkufizohet si “shkencë sociale e zgjedhjesh në kushte mangësie”. I gjithë sektori bazohet mbi studimin e traktativave dhe mënyrën sesi kryhen shkëmbimet. Vetë Milton Friedman pëlqente të përsëriste se “nuk ka asgjë të krahasueshme me një drekë falas”. Por e kishte gabim për dy motive. I pari, është se një darkë falas nuk do të thotë patjetër se ushqimi do të dhurohet: ndoshta dikush tjetër e ka marrë faturën. I dyti, është që në kontekstin dixhital, siç e kemi parë, shtyllat e ekonomisë së informacionit, aftësi përpunimi, aftësi arkivimi dhe gjatësi vale, po bëhen gjithnjë e më ekonomikë.
Dy prej themeleve të ekonomisë tradicionale, domethënë kostot margjinale të manifakturës dhe të shpërndarjes, po ecin më pak. Është sikur në restorant të mos ishte më aq vendimtare ta paguaje ose vaktin apo shërbimin. Çfarë të thuash? Para së gjithash, se paraja nuk është e vetmja gjë që mungon në këtë botë. Ato që mungojnë më shumë janë koha dhe respekti, dy faktorë për të cilat është folur gjithmonë, por që vetëm kohët e fundit është arritur të maten në mënyrë korrekte. Ekonomia e vëmendjes dhe ekonomia e reputacionit janë aspekte shumë të ndryshueshëm sa për të merituar një katedër, por janë të dyja reale.
Falë Google-it, tani kemi në dispozicion një mënyrë të padështueshme për të transformuar reputacionin (PageRank) në vëmendje (trafik) dhe, për pasojë, në para (publicitet). Çdo gjë mund të konvertohet në para është vetë ajo një formë valute dhe për ekonominë e re Google është mbreti i bankierëve. Ka shumë të ngjarë në botë, në çdo moment të dhënë, i korrespondon një rezerve të kufizuar reputacioni dhe vëmendjeje. Janë këto “mangësitë” e reja dhe bota e falasit ekziston kryesisht me qëllimin që të fitojë këta dy elementë të rinj të domosdoshëm për të ardhmen e një modeli biznesi që vetëm një të nesërme mund të identifikohet. Falasi e sposton ekonominë nga një model në të cilin fokusi është mbi atë që mund të kuantifikohet në monedhë në një skemë më realiste që mban parasysh gjithçka, të cilës sot i atribuojmë vlerë. Po hyjmë në një erë në të cilën falasi do të shikohet si normë dhe jo si anomali. Një analogji: në vitin 1954, në agun e bërthamore, Lewis Strauss, kreu i Atomic Energy Commission, paralajmëroi ardhjen e një epoke në të cilën elektriciteti do të ishte “tepër ekonomik sa për t’u matur”.
Nuk ka nevojë për të saktësuar se kjo nuk ka ndodhur kurrë, në pjesën më të madhe sepse rreziqet e lidhura me energjinë bërthamore i kanë rritur në mënyrë eksponenciale kostot. Por çfarë do të kish ndodhur sikur Strauss të kish pasur të drejtë dhe elektriciteti të ishte bërë vërtet një e mirë virtualisht falas? Përgjigjja është se çdo gjë me të cilën elektriciteti do të vihej në kontakt, domethënë praktikisht gjithçka, do të dilte e transformuar. Në vend që ta vinim në kontrast me burime të tjera të energjisë, do ta përdornim për çdo gjë. Praktikisht, do të kishin harxhuar, sepse do të kushtonte tepër pak sa për t’u preokupuar.
Të gjitha ndërtesat do të ngroheshin me elektricitet, pavarësisht nga përqindja e konvertimit termik. Do të drejtonim të gjithë makina elektrike (elektriciteti falas do të ishte në fakt një stimulues i mjaftueshëm për të zhvilluar bateri teknologjikisht në gjendje ta suportonin). Lëndët djegëse me bazë fosile do të konsideroheshim në mënyrë skandaloze të kushtueshme e të ndyra dhe, për pasojë, emisionet e gazrave do të pakësoheshin. Ka mundësi që termi “ngrohje globale” nuk do të ishte futur kurrë në fjalorin tonë. Sot janë teknologjitë dixhitale dhe jo elektriciteti ato që janë bërë tepër ekonomike sa për t’u matur. Janë dashur dekada të tëra për të çmontuar idenë se informatika ishte një biznes për pak njerëz dhe vetëm tani po fillojmë të çlirojmë nga një paragjykim të tillë edhe gjatësinë e valës dhe aftësinë e arkivimit. Por është i pamohueshëm ardhja e një brezi të rritur me Web-in falas, që do të gjejë gjithmonë mënyra të reja për ta rinovuar një logjikë të tillë revolucionare, duke transformuar botën. Në qoftë se është falasi gjëja që doni, atëherë do të jetë ajo gjë që do të keni. Gjithnjë e më shumë.
Përgatiti: ARMIN TIRANA Gazeta Metropol