Bota ne vitin 2050

Bota ne vitin 2050
India do bëhet vendi më i populluar në botë duke ia kaluar Kinës në vitin 2025. SHBA-ja do të jetë në pozita të njëjta, në vendin e tretë me 423 milionë (308 milion nga regjistrimi i vitit 2010). Ndërsa përqindja e lindjeve në dy vendet me ekonominë dhe politikën më influencuese në botë, Japoni dhe Rusi do të pësojnë rënie si popullsi pasi nga vendi i 9 dhe 10 do të shkojnë në vendin e 16 dhe 17. Të dhënat dalin nga parashikimet për 228 vendet bërë nga Zyra e Regjistrimit të Popullsisë në SHBA.

Një ndër ndryshimet më rrënjësore do të vijë nga Kina. Rritja e “frikshme” e popullsisë së saj do të pësojë ulje të ndjeshme. Dy vendet që pritet të kenë rritjen e më të lartë të popullsisë deri në vitin 2050 është Nigeria dhe Etiopia. Nigeria ka aktualisht një popullsi prej 166 milion ndërsa pas 40 vitesh ajo do të arri në 402 milion. Kurse popullsia e Etipisë pritet të trefishohet nga 91 milion të arrijë në 278. Ndërsa vendet që pritet të bien në numër janë Rusia që mendohet se nga 139 milion të shkojë në 109 milion.

Kurse në total popullsia e tokës në vitin 2050 mendohet të arrijë në 9.4 miliard.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama