Bota resht se sjelli ne jete femije

Bota resht së sjelli në jetë fëmijë

Dikur në kohën e Perandorisë Romake ishim 50 milionë banorë. Në vitet 1800 numri i popullsisë arriti në një miliard, më 1950-n ishim dy miliardë e gjysmë, sot jemi rreth 7 miliardë dhe në vitin 2050 parashikohet që numri i popullsisë së tokës të arrijë në 9 miliardë. Megjithatë, kësaj rruge për mbijetesë, që zgjati 20 vjet, duket se po i vjen fundi. Përqindja demografike e popullsisë është në rënie konstante. Pas vendeve të industrializuara, numri i lindjeve është ulur edhe në vendet në zhvillim, që së fundmi kanë filluar të shijojnë pak mirëqenie falë ndryshimeve ekonomike që erdhën prej globalizimit. Përqindja e lindjeve në të gjithë globin, që në vitet ‘50 ishte 5-6 fëmijë për çift, është ulur në 2 ose 1 fëmijë për familje.

Specialistët e lindjeve kanë parashikuar që mes viteve 2020-2050, përqindja e lindjeve në botë, duke e ndërprerë shtimin e popullsisë së tokës, e cila është parashikuar të arrijë deri në 9 miliardë persona, do të fillojë të pakësohet. Bota që sipas skenarëve më të trishtë rrezikonte të shpërthente nga përqindja e lartë demografike, do të shpëtojë vetë.

Ajo që ka fotografuar këtë fenomen, që së fundmi është marrë në konsideratë seriozisht nga studiuesit, është revista britanike "Economist". Një fëmijë i qeshur në kopertinën e revistës, nën titullin "Falling Fertility" simbolizon revolucionin e lindjeve.

I pari që e uli përqindjen demografike ishte Perëndimi i pasur dhe shumë i zhvilluar. Tani ky fenomen është i pranishëm edhe në vendet e tjera të botës si Brazili, Indonezia, disa pjesë të Indisë dhe natyrisht në Kinë, ku një çift nuk lejohet të ketë më shumë se një fëmijë. Nëse në Britaninë e Madhe, që ka qenë edhe djepi i revolucionit industrial, u deshën 130 vjet për uljen e numri të fëmijëve nga 5 në 2 ose asnjë, në Korenë e Jugut mjaftuan vetëm 20 vjet, nga 1965-1985-n. Nëse në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara mesatarja ishte dy fëmijë për familje, sot gratë e botës së tretë mund të sjellin në jetë tre fëmijë, ndërkohë që nënat e tyre kishin gjashtë fëmijë. Në disa vende të tjera të botës përqindja e lindjeve është reduktuar edhe më shumë: kështu nëse në vitin 1984 në Iran mesatarja ishte shtatë fëmijë për familje, më 2006-n u reduktua në 1 ose 2 fëmijë për familje.

Sipas revistës "Economist", arsyeja për të cilën është zvogëluar përqindja demografike është një e vetme: "Kur njerëzit pasurohen, familjet zvogëlohen". Bujqësia që ishte shumë e rëndësishme për jetesën dhe burimi kryesor i të ardhurave të popullsisë së Afrikës dhe pjesës tjetër të botës, kishte nevojë për familje me më shumë pjesëtarë të zhvillohej: dikur gjashtë fëmijë në familje nevojiteshin për të ndihmuar prindërit në mbjelljen e tokave.

Ndryshe nga e kaluara, sot për shumë familje të reja të shtresës së mesme të Brazilit, Kinës, Indisë një fëmijë mund të jetë gëzim, shqetësim, ose detyrim, por jo një siguri për jetën, apo ndihmë për të mbijetuar. Analistët e makroekonomisë, zbuluan momentin kur situata filloi të ndryshonte: numri i lindjeve u zvogëlua, kur të ardhurat vjetore u ulën nga qindra dollarë në 1000 ose 2000 dollarë për familje. Më 1970-n përqindja e lindjeve ishte 2,1% në 24 shtete të botës, ndërsa sot ajo është përhapur në 70 shtete të tjera. Gjithsesi, ajo që të habit vërtet është se një gjë e tillë vërehet edhe në kontinentin e Afrikës.

Numri i ulët i fëmijëve për një familje tregon kalimin nga varfëria te shtresa e mesme, nga një shoqëri bujqësore, tek ajo moderne dhe më e ndërlikuar. Këtë tranzicion e kanë shoqëruar shumë faktorë: shkollimi i tepërt, përdorimi i kontraceptivëve dhe prosperiteti i madh (një studim ka llogaritur se në vitet ‘90 një e katërta e lindjeve në vendet në zhvillim ishin shtatzëni të padëshiruara).

Artikulli kryesor i revistës "Economist" titullohet: "Ja si do të vetëzgjidhet problemi i mbipopullimit". Madje ky artikull shoqërohet edhe me një njoftim paraprak: nuk do të mjaftojë vetëm ulja e numrit të lindjeve për ta ‘kuruar‘ planetin nga problemet e tjera, siç është ngrohja globale dhe nevoja e burimeve të nevojshme për njeriun.

Duhet që vendet e varfra, të cilat janë drejt rrugës së mirëqenies dhe uljes së numrit të lindjeve, të mos imitojnë vendet e pasura të Perëndimit në rritjen e tyre ekonomike. Sot afrikanët më të varfër prodhojnë 0,1 ton CO2 për kokë në vit, krahasuar me 20 tonë për kokë për çdo amerikan. Pra nëse kopjojnë konsumin dhe ndotjen e botës së industrializuar, pasojat do të jenë shkatërruese për planetin. Nëse është e vërtetë që bota po e shpëton veten me një ulje të rritjes demografike, duhet që njerëzit ta ndihmojnë me marrëveshjet e qeverive, teknologjitë e zhvilluara, si dhe ngadalësimin e efektit serrë. Duke qenë se jemi shtuar mjaftueshëm, ka ardhur momenti që t‘i japim fund këtij fenomeni.

Pas vendeve të industrializuara, numri i lindjeve është ulur edhe në vendet në zhvillim, që së fundmi kanë filluar të shijojnë pak mirëqenie falë ndryshimeve ekonomike që erdhën prej globalizimit. Ekonomistët zbuluan momentin kur situata filloi të ndryshonte: numri i lindjeve u zvogëlua, kur të ardhurat vjetore u ulën nga qindra dollarë, në 1000 ose 2000 dollarë për familje.

 




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama