Figurat e tij janë pak solide dhe të vizatuara jo me shumë saktësi, por Venera e Boticelli-t është aq e bukur saqë nuk e vëmë re gjatësinë e panatyrshme të qafës dhe mënyrën e pasigurt me të cilën krahu i majtë është mbështetur në trup. Një vepër tjetër e Sandro Boticelli-t është "Pranvera", në të cilën shprehet qarte ai funksion i artit për t'i shtuar diçka bukurisë dhe hijeshisë së jetës. Kjo pikturë mishëron shpirtin e Rilindjes italiane, por dhe më gjerë.
Nga Gazeta Standard