“Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”, ky është titulli i librit që u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, me autor Tomë Palokaj. Libri nga të pranishmit u vlerësua si fjalor enciklopedik i personalieve të shquara që në mënyrë të ndryshme kontribuuan në lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Agim Muriqi, publicist, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se, libri i Tom Palkoj, është dhurata më e vlefshme e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Muriqi duke e cilësuar Tomë Palokajn si një zë të informacionit kombëtar, thotë se nga ky shkrim mund të mësojmë dhe studiojmë përvojat e caktuara dhe të vështira të autorit nga një përkrahje e veçantë institucionale edhe pse të mirat e materialit grumbullues si dëshmie kohës janë të shumëfishta.
Ndërsa, Flamur Maloku, studiues i letërsisë,përpos që e përgëzoi autorin për këtë krijim kaq të mire, ai tha se, Kosova e ka temën e vet,si Troja, Kruja, e kjo temë sipas tij është bërë universale por prapë se prapë mbetet temë e veçantë për Kosovën.
Ndërsa, Ramiz Bala, letrar, tha se autori i librit rrjedh nga një familje patriotikedhe si gazetar i dalluarnë vitin 1990 , u dëbua nga puna pa asnjë të drejte ligjore dhe më vonë siç ka treguar ai,Palokaj,është dëbuar nga Kosova dhe fati deshti që Toma, është vendosur në Amerikë dhe është mirëpritur shumë mirë. Më tej ai e përgëzoj autorinlibrit duke thënë se ka krijuar një libër shumë me vlerë.
Ndërsa, Tomë Palokaj, autori i librit, “Shqiptarët më të mirë në Amerikë që i njoha unë”, tha se libri pasqyron vlerat e diasporës në Amerikë, duke e ndërlidhur thënien e famshme të Nolit “Hajt moj nënë mos ki frikë se i ki djemtë në Amerikë”.
“Pa fije hezitimi, po të mos ishte protagonisti kryesor i këtij libri Jozef Dioguardi, ish kongresmeni Amerikan, me origjinë shqiptare, Kosova pa dyshim nuk do të ishte sot e lirë dhe e pavarur”, ka thënë Palokaj.