Botohet monografia Diva Shqiptare Margarita Xhepa

Botohet monografia, 'Diva Shqiptare, Margarita Xhepa'

Shkrimtari Miho Gjini pas promovimit të monografisë “Diva Shqiptare, Margarita Xhepa’’ në Athinë tregon se si ka arritur ta botojë librin me  kursimet e veta.

“Ka qenë një adhurim i hershëm për këtë artiste , qysh 50 vjet më parë. Margaritën, për herë të parë  nga afër e kam njohur në skenën e Estradës së Shtetit, kur unë mësoja në shkolllën” Fulcit” në Tiranë. Njëherë në muaj na sillte kujdestari i konviktit estradë, ku nuk mund të qeshnim pa parë nga ai (sikundër na kishte  porositur në qeshte ai, qeshnim edhe ne). Mirpo, kur dilte Margarita që të recitonte na rrëmbente aq shumë  me emocionet e ekspresivitetin e bukurisë së saj, saqë ne harronim kujdestarin dhe  brofnim në këmbë duke “ ulëritur” nga entuziazmi. Ndofta edhe pasioni për artin “mu zgjua’ atëherë prej talentit e forcës së saj  sugjestionuse” tregon Gjini.

Ai tregon se titullin “Diva Shqiptare” ua ka “vjedhur’’ grekëve , të cilët e  kanë njohur artisten tonë  me filmin “Mirupafshim” me realizimin  skenik të tragjedive antike “Elektra”, “Trojanët”, “Legjendën e vëllait të vdekur” etj.

Shkrimtari tregon se e shkroi librin ,por nuk kish se me se ta paguante.

“I’u drejtova shumë njerëzve  të kamur, qeveritarëve , deputetëve , biznesmenëve , institucioneve , enteve private  etj. Askush nuke  dëgjoi zërin tim  të ngjirur, qoftë edhe për Margaritën tonë të madhe ( Nderi i kombit), e cila qe ngjirur paksa si shumë  për të gjithë këta. As vetë ajo nuk mundej ta paguante. Margarita shtangu kur e pa librin të botuar. Ishte dita e 8 marsit. E shfletoi aty përpara meje dhe u skuq e tëra. Më pa e përlotur. Artistët flasin edhe pa fjalë. Disa ditë më vonë, në celularin e “Robinsonit” u dëgjua zëri i saj i ndrojtur: -“ Ke bërë një punë të shkëqyer o njeri i mirë,po fotot kanë dalë për ibret…”Heshta dhe  i thashë vetes: “ E ç’tu desh, o i zi, që u more me këtë punë , kur e ke xhepin të grisur, edhe ti, edhe Margarita”, pohon ai për “Shekullin’.

Gjini shprehet se  është e dhimbshme që talentet tona të mëdha, të huajt i  vlerësojnë  dhe i nderojnë më tepër./A.XH


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama