Brace Berisha shpif avioni u bllokua nga operacioni i policise

Brace: Berisha shpif, avioni u bllokua nga operacioni i policise

Pas reagimit të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me avionin e bllokuar në Divjakë, ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe. Berisha shkruante se avioni nuk është ndaluar gjatë një operacioni të policisë, por është rrëzuar nga mbingarkesa. Ndërsa deputeti socialist i zonës së Divjakës akuzon ish-kryeministrin për shpifje, duke u shprehur se “Nuk ka avion të rrëzuar e nuk ka avion të rrëzuar nga mbipesha; Nuk ka 4 makina të ngarkuara me drogë; Nuk ka heroine, "miell" siç përdoruesi Berisha i thotë; bëhet fjalë për hashash”.

 

Braçe thotë se operacioni i policisë kufitare dhe policisë së Lushnjës ka filluar menjëherë pasi kanë parë avionin në ajër. Sipas deputetit socialist transportuesi i drogës në automjetin e kapur nuk është nga Divjaka, por nga Durrësi.

 

“Sali Berisha po shpif serish!! Nuk ka avion të ngarkuar; Nuk ka avion të rrezuar e nuk ka avion të rrezuar nga mbipesha; Nuk ka 4 makina të ngarkuara me drogë; Nuk ka herionë, "miell" siç përdoruesi Berisha i thotë; bëhet fjalë për hashash;

 

Ka prej një muaji shërbime të përforcuara të policisë së Lushnjës në gjithë bregdetin nga Shkumbini në Adriatik në mbrojtje të çdo pëllëmbe bregdet;

 

Ka prej mëngjesit shërbime të përforcuara të policisë kufitare në Divjakë-Adriatik;

 

Ka një operacion të madh të policisë kufitare dhe policisë së Leshnjes menjëherë pasi kanë parë avionin në ajër në qiellin mbi Divjake, për kapjen e pilotit dhe të transportuesit të një sasie hashashi në një makinë të vetme tip fuoristradë;

 

Transportuesi është një i vetëm dhe nuk është nga Divjaka por ardhës nga Durrësi;

 

Hetimet vijojnë dhe duhet të shkojnë deri në fund!! Është një sukses i plotë i Policisë së Shtetit!!”, shkruan deputeti Braçe. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama