Braho Berisha fshihet pas nje komploti financiar

Braho: Berisha fshihet pas nje komploti financiar

Spartak Braho reagoi ditën e sotme për videon e tatimeve, transmetuar në një televizion. Në një deklaratë për mediat, Braho tha se ishte i pranishëm te Drejtoria e Tatimeve si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare. “Është e vërtetë që kam qenë te tatim-taksat si deputet dhe si kryetar i komisionit të Sigurisë Kombëtare. Si i tillë, unë kam të drejtë të shkoj kudo ku shoh se cenohet siguria e vendit. 

 

Në rastin konkret, është cenuar siguria financiare e strukturave të shtetit. Kam konstatuar, se Sali Berisha është ideatori i një komploti financiar, që i ka kushtuar rëndë shtetit. Në ditët në vijim unë do t’ia hap petët këtij byreku ku ka kullotur banda financiare e Saliut. Gjithsesi, e gjithë kjo aferë financiare është denoncuar dhe po hetohet nga Prokuroria. Prandaj, zotërinjtë e PD-së, të kenë durim dhe ta lënë prokurorinë të punojë, se nuk i shpëton dot as Shkëlzen Ternova, etj”, tha në deklaratën e tij Spartak Braho. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama