Braktiset ne altar kerkon 500 mije euro

Braktiset ne altar, kerkon 500 mije euro
Të lihesh në altar ditën e martesës, është ndoshta gjëje më e keqe që mund të të ndodhë. Madje, edhe një ofendim i madh. Kjo gjë ka ndodhur me një çift roman, ashtu siç ka ndodhur edhe herë të tjera në fakt. Por, në këtë rast, mashkulli, një 32-vjeçar, që është lënë në altar nga e fejuara e vet, kërkon dëmshpërblim nga kjo e fundit. Dhe nuk kërkon pak, por plot 500 mijë euro.

Ai thotë se kërkon dëmshpërblim pasi kishte bërë përgatitje të shumta, si darka e dasmës dhe udhëtimi për muajin e mjalit, të cilat i kanë kushtuar. Përveç kësaj, dëmshpërblimi nga 32-vjeçari kërkohet edhe për dëmin moral që i është bërë. Çështja ka vajtur në gjykatë dhe ish e fejuara e tij, e cila e la në altar pasi ishte dashuruar me një tjetër mashkull, mund të pendohet rëndë për këtë gjest: nuk është e lehtë të gjenden 500 mijë euro.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama