Prostitutat do të mësojnë termat bazë të komunikimit, por edhe gjëra specifike që lidhen me punën e tyre, në mënyrë që t’u bëhet sa më i lehtë dhe komod qëndrimi turistëve që pritet të vërshojnë në Brazil me këtë rast, ka thënë Cida Vieira, kryetare e shoqatës së prostitutave të Minas Gerais, që është edhe iniciatorja e kësaj nisme.
Sipas pritshmërive, duke iu referuar të përditshmes braziliane, ‘Folha de Sao Paulo’, rreth 300 prostituta do të bëhen pjesë e këtyre kurseve, që fillojnë mars dhe zgjasin deri në 8 muaj.