Ai e kishte ndarë kokainën në 72 porcione të cilat më pas i kishte gëlltitur. Vlera e drogës nëse shitet në rrugë shkon më shumë se 150 000 euro. Rojet e sigurisë kanë dyshuar nisur nga nervoziteti i shfaqur nga irlandezi. Më pas ai është dërguar në spitalin Santa Misericordia ku me anë të skanimit është konfirmuar prezenca e pakove në zorrë. Prokurorët në Brazil e akuzojnë atë tani për trafik ndërkombëtar të drogës, akuzë me të cilën rrezikon deri në 15 vite burg. Në aeroportin e Congonhas në Sao Paolo që lidhet me 53 shtete çdo ditë arrestohen rreth pesë persona të cilët përpiqen të kalojnë drogë.