Brazili blen energji per orarin e telenovelave

Brazili blen energji për orarin e telenovelave

Rrjeti Elektrik Kombëtar Brazilian ka blerë energji rezervë për të ulur orarin e kufizimeve në vend ditën kur të transmetohet pjesa e fundit e telenovelës "Tropical Paradise". "TV Globo" pret që 90 për qind e 186 milion teleshikuesve në vend të jenë para televizorit për të parë se kush e vrau personazhin negativ Tais dhe për të zbuluar nëse Bebel, prostituta xhuxhe do të jetojë e lumtur përgjithmonë.

"Jemi të shqetësuar se mos ka ndonjë kufizim të shkaktuar nga një valë e madhe elektriciteti në orarin kur shfaqet filmi", thotë zëdhënësi i kompanisë. Shteti merr masa të tilla edhe gjatë lojërave të futbollit apo programeve që tërheqin audienca të larta. Telenovelat, të cilat mesatarisht kanë më shumë se 200 episode, janë shumë populloren në Brazil. Fabula e tyre shpesh bëhet lajmi i madh nëpër gazeta dhe heronjtë apo të këqijtë bëhen biseda e ditës.

T. O. : Gazeta TiranaObserver

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama