Brazili i thote “jo” gjakut te Naomi Kempbell

Brazili i thotë “jo” gjakut të Naomi Kempbëll
Naomi shkoi për tu bërë pjesë e një iniciative por menjëherë janë marrë masa për ta larguar. Autoritetet braziliane kanë sqaruar se nuk mund të pranojnë tani dhurimin e panterës së pasarelave sepse në shkurt ajo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e një kisti dhe tani i duhet të presë edhe pak për të dhuruar gjak. Modelja kështu është përballuar me gazetarët të cilëve u ka denoncuar atë që sapo kishte ndodhur por këtë radhë ka ruajtur qetësinë. “Fatkeqësisht nuk mund ta dhuroj gjakun tim në Rio..por do ta ruaj atë të sigurt”,-është shprehur modelja britanike 37 vjeçare. Kempbëll me një t-shirt ku shkruhej “Rio kundër epidemive” arriti në këtë qytet për të këshilluar banorët e Rios se si mund të luftonin epideminë që ka vrarë rreth 50 persona dhe ka prekur rreth 60.000 të tjerë në qytet.

Rreth 80 persona gjetën vdekjen nga kjo sëmundje e cila transmetohet nga mushkonjat. Pasojat e sëmundjes së rrezikshme janë hemoragjitë e shumta dhe për këtë arsye spitalet po përballen me mungesën e gjakut. Kempbëll është një vizitore e rregullt e Brazilit dhe për këtë arsye ajo është emëruar ambasadore e qytetit të kryebashkiakut të Rio De Zhaneiros Cesar Maia. “Pantera e Zezë” gjatë të hënës u largua nga Londra në drejtim të Rio de Zhaneiros dhe planifikonte të dhuronte gjak dhe të rriste informimin për sëmundjen e mushkonjave, që ka prekur 55 mijë njerëz në Brazil, dhe ka vrarë 67 prej tyre. “Duhet të ndihmoj Brazilin dhe do të dhuroj gjak”,-ka thënë modelja para se të nisej. Ky është udhëtimi i parë i saj në Amerikën Latine, që kur u shtrua në spital në muajin shkurt. Në atë kohë, 37 vjeçarja ishte mikeshë e miliarderit brazilian, MarKus Elias. Udhëtimi i saj për në Brazil vjen vetëm dy javë pas arrestimit të saj gjatë një udhëtimi me British Airëays në Londër, për shkak se kishte sulmuar një polic. Pakënaqësitë e saj erdhën si shkak i disa problemeve me bagazhet. Supermodelja pas këtij veprimi u shpreh se kundërvënia ndaj saj erdhi vetëm sepse ajo ishte zezake.

Marre nga Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama