Bregu Faltoret iliro- shqiptare ne Kosove do te jene te mbrojtura nga UNESCO

bregu-TIRANË, 3 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetarja e Komisionit për Integrim, deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, i është përgjigjur një promocioni nëpërmjet një video për të ndalur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, madje e konsideron mjergullnaje e sikletit vjeshtor serb.

Bregu nëpërmjet një postimi në statusin e saj Facebook pohon: "Po shihja këto videot e shpërndara nga portale serbe në ngucje për të ndalur anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Të them të drejtën, veç një mllefi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, i shton telashet Serbisë për faktin se kjo do të thotë progres në njohjen e shtetit të Kosovës ndërkombëtarisht, gjë tjetër ato video mesazhe nuk reflektojnë".

"Kosova nuk i ka asnjë borxh Serbisë, përkundrazi. Dhe si unë jam e bindur çdo shqiptar është i sigurt që manastiret e kishat bizantino -ortodokse të ngritura mbi faltore iliro-shqiptare në Kosovë, do të jenë të ruajtura e të mbrojtura nga UNESCO, si vlera të dukshme të qytetërimit mbi tokë. Vlerat e pasuritë e nëntokës të Kosovës të shfrytëzuara në vite nga Serbia, UNESCO nuk ia kthen dot Kosovës. Ndaj pretendimi se Kosova permes anëtarësimit në UNESCO "do të shfrytezojë pasuritë e kultures serbe", sic pretendohej në mesazhet e shpërndara, është thjesht një arsye e mjegulluar e ketij sikleti vjeshtor serb", shprehet Bregu. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama