Bregu-Kryemadhi replika ne Komisionin e Integrimit

Bregu-Kryemadhi, replika ne Komisionin e Integrimit

“Panorama” zbardh debatin mes deputetes Monika Kryemadhi dhe ish ministres se Integrimit Majlinda Bregu ne Komisionin e Integrimit. Përplasja për thirrjen e ministrave në Parlament. Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu dhe sekretarja e komisionit Monika Kryemadhi janë përfshirë dje në debate të ashpra për kalendarin e punimeve. Demokratja Bregu njoftoi në fillim të seancës se kishte hartuar një kalendar për të thërritur katër ministra të qeverisë “Rama” në seanca dëgjimore.

Por, kjo kërkesë u kundërshtua nga nënkryetari i Komisionit të Integrimit, Taulant Balla dhe sekretarja Monika Kryemadhi. Debati është zhvilluar në fund të mbledhjes dhe sekretarja e komisionit kërkoi që diskutimi të zhvillohej pa praninë e medias dhe kjo do ishte në të mirë të Bregut.

Por, ish- ministrja i ka kërkuar koleges së LSI, arsyen përse dëshironte ta bënte mbledhjen pa media, duke thënë se: “Pse, çfarë do të nxjerrësh? Pistoletë?!”. Por, kjo deklaratë është komentuar me ton nga deputetja e LSI-së: “Jo nuk do të nxjerr pistoletë se ke vrarë vetveten, s’kam nevojë më të vra unë”. Diskutimi mes dy deputeteve ka vijuar sërish me tone të larta, teksa Kryemadhi po i kërkonte Bregut që të vendoste rregulla të qarta dhe të konsultohej me nënkryetarin e Komisionit dhe me sekretaren para se të ndërmerrte nisma për të ftuar ministrat.

“Duhet të vendosim rregulla e para e punës për sekretarët. Ne nuk kemi nevojë t’i marrim informacionet sot, më përpara. O Majlinda, me ty po flas, se po çohem dhe po iki… Mos u bëj e paedukatë, në qoftë se je e paedukatë me të tjerët, me mua mos u bëj e paedukatë”, iu drejtua Kryemadhi Bregut, e cila tha: “Mos fol ashtu se po e ekzagjeron tani”.

Gjatë debatit, bashkëshortja e Ilir Metës i ka bërë të qartë kryetares se në raste e tjera, në qoftë se nuk konsultohet për kalendarin e punimeve, atëherë me shumicën e votave do t’ia rrëzojnë në komision. “Kemi një orë e gjysmë që të durojmë dhe na ke axhituar të gjithëve. Herë tjetër, për rendin e ditës të komisionit do ta vendosim bashkë, unë, ti dhe Taulanti. Nëse nuk do, ne e ndryshojmë në komision se votat i kemi. Se ne nuk jemi këtu as druvari, as gjë tjetër. Unë s’jam as shërbëtorja jote dhe as e askujt, jam shërbëtore e fëmijëve të mi”, u shpreh Kryemadhi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama