Bregu Qeveria ka plan per emergjencat e refugjateve por i mungon plani per hallet e shqiptareve

Deputetja-e-PD-se-Majlinda-Bregu-Foto-ATSH-ARKIV-525x3502TIRANË, 10 Tetor /ATSH- I. Vata/-Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit dhe deputetja e PD-së, Majlinda Bregu deklaron se plani i qeverisë shqiptare për emergjenca në kuadër të përpjekjeve kolektive për t'iu përgjigjur krizës së refugjatëve është shumë mirë, por kësaj qeverie i mungon plani për hallet e shqiptarëve.

Bregu në nje status të saj ne Facebook shkruan të shtunën se "mesova se qeveria paska pergatitur një plan emergjence në kuadër të përpjekjeve kolektive për t'iu përgjigjur krizës së refugjatëve. Meqenese e kam thënë e rithënë publikisht se Shqiperia nuk mund të kërkojë vetëm ndihme nga BE, por duhet të jetë modestisht gati për të ndare edhe ndonje hall si ky i azilkërkuesve, them përsëri, shumë mirë, ndonëse është i vonuar ky plan. Por ajo që nuk shkon është fakti se qeveria nuk ka asnjë plan për hallin e shqiptarëve që kanë marrë arratinë".

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama