Kjo foto, e publikuar nga televizioni CCTV tregon Anders Breivik vetëm pak momente pasi ai kishte vendosur bombën në Oslo, e cila shkaktoi 8 viktima dhe shumë të plagosur. Fotoja është marrë vetëm gjashtë minuta para shpërthimit të bombës. Menjëherë më pas, Breivik është larguar për në ishullin Utoja, ku i veshur si polic, ai vrau 68 të rinj në një kamp veror. Arma që ai mban në dorë është vërtetuar se është po ajo që policia ka sekuestruar në ishullin Utoja. Sipas mediave norvegjeze, policia nuk ka preferuar të bëjë komente lidhur më foton. Aktualisht, Breivik po qëndron në paraburgim në pritje të gjyqit. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon një dënim prej 21 vitesh burg.