Breivik ankohet per kushtet ne burg Jane cnjerezore

Breivik ankohet per kushtet ne burg: Jane cnjerezore
Përbindëshi norvegjez Anders Breivik i është ankuar autoriteteve të burgu se ai po mbahet në kushte çnjerëzore. Personi që vrau 77 njerëz vitin e kaluar, shumica prej tyre adoleshentë,  i ka shkruar një letër shërbimit të burgjeve se kafeja e tij është shërbyer e ftohtë dhe se nuk ka gjalp të mjaftueshëm për bukën. Breivik është duke vuajtur një dënim minimal prej 21-vjetësh pasi u shpall fajtor për shpërthimin në Oslo dhe vrasjet në ishullin Utoja. Ai po mbahet në izolim të plotë për 23 orë në ditë në një qeli e cila ka një dhomë gjumi, një studimi dhe një palestër.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama