Tokio rrezikon të goditet nga një tërmet i madh brenda katër viteve të ardhshme. Sipas studiuesve japonezë të Universitetit të Tokios për parashikimet e tërmeteve, mësohet se ka një mundësi prej 70% që zona metropolitane e kryeqytetit të përjetojë një tërmet me magnitidë 7 ballë brenda katër viteve, ose me një mundësi 98% brenda 30 viteve të ardhshme. Gati një vit më parë një tërmet me magnitudë 9 ballë goditi Japoninë duke shkaktuar më pas një cunami, i cili la shumë pasoja pas duke shkaktuar edhe rreth 15.700 viktima. Sipas raporteve të fundit të autoriteteve japoneze lidhur me katastrofën, rezultojnë se rreth 4.500 persona janë ende te zhdukur.