Brenda 50 viteve do zbulojme jeten ne sistemin tone diellor

'Brenda 50 viteve do zbulojme jeten ne sistemin tone diellor'
“Brenda 50 viteve do të zbulojmë jetën në një planet tjetër, brenda sistemit tonë diellor, ndoshta do të mund të takohemi edhe me alienët, edhe pse këtyre të fundit Toka mund t’u duket e mërzitëshme”.

Kështu shkruan Sir Patrick Moore, shkencëtari dhe astronomi me emër britanik, gjithashtu president i British Astronomical Association. Shkencëtari prezantoi librin e tij të ri “The Cosmic Tourist”.

“Kemi gjetur planete të tjerë dhe sigurisht hapi tjetër është studimi i atmosferës nëse ka oksigjen apo jo”, deklaroi në fjalën e rastit shkencëtari britanik. Por Moore shprehu shqetësimin e tij se do të jenë fondet e munguara ato që mund të pengojnë ecjen përpara në studimin e hapësirës.

“Anglia ka shpenzuar plot 20 miliard stërlina në luftën në Afganistan, nëse kjo shumë do të përdorej për studimet e hapësirës do të mund të financohej një program i plotë”, deklaroi Moore. 

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama