Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shprehet se Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike dhe ka një ekonomikë e cila nuk është e varur nga importet.
Gjatë intervistës “5 Pyetje nga Babaramo”, Ahmetaj thotë se të majtët e morën drejtimin e vendin me një nivel të lartë borxhi, që ishte akoma edhe më i lartë nga borxhi i padeklaruar.
Pavarësisht kësaj, gjatë vitit 2014 ekonomia shënoi një rritje prej 2.1%, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti ishte në nivelin 2.82%. Ahmetaj nënvizon se në bazë të borderosë kemi një rritje të numrit të të punësuarve me 106 121 vende të reja.
Ministri u shpreh se, në 3 mujorin e parë të këtij viti u shënuan rekord në tërheqjen e investimeve të huaja me 268 milionë euro investime të huaja.
Ahmetaj paralajmëroi se brenda dy javëve qeveria do të deklaroi zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me koncesionarin e aeroportit të “Rinasit” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare.
“Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare.
Dhe menjëherë pas kësja mund të fillojmë me Kukësin dhe menjëherë pas kësaj mund të fillojmë me procedurat e aeroportin e Vlorës apo Sarandës.
Do të bëjmë një konferencë shtypi dhe them me kënaqësi që ka kërkesa për aeroportin e jugut.
Janë të paktën katër kompani të ndryshme që kanë shprehur interes për aeroport qoftë në Sarandë dhe qoftë në Vlorë”, tha Ahmetaj.
Gjatë intervistës së tij Ahmetaj theksoi se kreditë e këqija mbetën një krizë për ekonominë shqiptare pasi krijojnë një pasiguri në sistemin bankarë.