Një bretkosë është filmuar duke qëndruar si një qenie humane. Në një video të hedhur në YouTube, krijesa shfaqet duke pushuar me gjymtyrët e përparme të mbështeturat tek ato të pasmet, ulur në një stol. Video është përhapur nëpër rrjete sociale duke bërë që të kthehet në video ngjitëse duke hapur debat. Personi i cili ka ngarkuar videon në YouTube, shkruan se nuk ka pasur asnjë improvizim apo abuzim me bretkosën. Pas filmimit ai thotë se bretkosa është larguar duke u hedhur në ujë.