Britani aprovohet martesa midis te burgosurve

Britani, aprovohet martesa midis te burgosurve
Në Britaninë e Madhe, dy meshkuj do të kenë të drejtë të martohen edhe në burgjet e sigurisë së lartë. Pasi një e drejtë e tillë ishte siguruar më parë për të burgosurit që kanë kryer krime më të lehta, një gjykatë vendosi se edhe ata që vuajnë dënimet më të rënda do të trajtohen njësoj. Kjo do të thotë se vrasësit, përdhunuesit, trafikantët e drogës dhe terroristët mund të martohen midis tyre në një ceremoni zyrtare, me nënpunësin e bashkisë që do të ketë të drejtë të shkojë deri në një burg. Debati nëse të burgosurit më të rrezikshëm mund të martoheshin midis tyre nisi në Britani pas letrës së një nëne të shqetësuar, që pyeste autoritetet nëse mund të martohej djali i saj, një i burgosur i kategorisë më të rrezikshme, me një tjetër të burgosur të së njëjtës kategorie.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama