Një gjyqtare myslimane në jurinë popullore në Britaninë e Madhe është arrestur dhe po ndiqet penalisht, pasi kolegët e kanë zbuluar me kufje në vesh. Gruaja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur për arsye ligjore, është dëbuar menjëherë nga juria që po shqyrtonte një vrasje kur një prej anëtarëve të tjerë të jurisë ka parë të dalin telat e kufjeve jashtë shamisë së kokës. Incidenti ka ndodhur gjatë një gjyqi në Gjykatën Kriminale në Londër, ku një burrë akuzohej se kishte qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij. Çështja është pezulluar menjëherë kur gruaja është diktuar dhe është arrestuar. Nëse hetuesit gjejnë provat e duhura kundër saj ajo mund të burgoset deri në 100 vite burg. Shërbimi i Prokurorëve të Kurorës thotë se ka pasur raste kur njerëzit kanë marrë foto të seancës duke përdorur telefona celularë brenda në sallën e gjyqit, por besohet se ky është rasti i parë në llojin e vet që përfshin një gjykatëse që dëgjon muzikë.
T.O. : Gazeta TiranaObserver