Britani hapet lotaria ku fitohet nje femije

Britani, hapet lotaria ku fitohet 'nje femije'
Dëshironi një fëmijë? Mund ta fitoni me një biletë lotarie. Edhe pse ky lajm duket shumë mizor, ka të bëjë vetëm me një lotari që ka startuar në Britaninë e Madhe “IVF lottery”. Kjo lotari është një mënyrë për tu ardhur në ndihmë të gjitha çifteve të cilat nuk mund të bëjnë fëmijë. Këtë nismë e mori organizata “To Hatch”, e cila ndihmon prindërit e rinj të cilët nuk mund të kenë fëmijë. Për ta bërë këtë, kjo organizatë kërkoi lejen e shtetit që të shiste biletat për lotarinë e parë në të gjithë botën, të këtij lloji. Lotaria funksionon si çdo lotari tjetër, është vetëm çmimi ai që të çudit.

 Loja do të jetë mujore dhe duke parë ecurinë e saj mund të bëhet më vonë javore. Çiftet që dëshirojnë një fëmijë dhe nuk mund ta kenë do të kenë mundësi që të kurohen në klinikat më të mira për fertilitetin dhe të qëndrojnë në hotelet më luksoze gjatë kurimit. Mjafton që të jenë pronarë të biletës fituese. Edhe pse loja nuk ka filluar ende është hapur një debat etik: Është e moralshme që të kthesh mundësin për një fëmijë në një lojë? Pjesa më e madhe e qytetarëve thonë që është një mundësi shumë e mirë për të gjithë personat që nuk mund të përballojnë koston e trajtimeve për tu bërë prindër.

Ana tjetër e medaljes është se lotaria mund të jap shpresa dhe për çiftet për të cilët nuk mund të bëhet asgjë për të patur një fëmijë. Gjithsesi Lotaria do të fillojë më 30 korrik dhe gjithçka do të vihet re më mirë me fituesit e parë të saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama