“Unë jam i sigurt se ne mund të vlerësojmë ndjeshmërinë rreth përdorimit të terminologjive të tilla sot, pra ju lutem sigurohuni që të mos përdoren më.” Ai ka sugjeruar që në vend të këtyre dy përcaktimeve të përdoren listë e gjelbër dhe listë e kuqe.
Burime të The Sunn brenda “Metropolitan Police (MP)”, kanë treguar se rreth 20 zyrtarë që janë në hetim për racizëm, mësohet se e kanë quajtur vendim “të çuditshëm”
“Mendoni me të vërtetë se këto fjalë janë diskriminuese? E vërteta është se ato s’kanë të bëjnë fare me racën, dhe janë terma krejt të zakonshëm të teknologjisë së informacionit. Ndalimi i tyre nuk do të zgjidhë ndonjë problem të vërtetë që policia ka me racizmin. “- ka thënë njëri prej tyre.
“Është një ndryshim në terminologjinë e informacionit të brendshëm, në teknikën e komunikimit e cila pasqyron një përdorim më të përshtatshëm të gjuhës.”- ka thënë MP