Politikanët japin shumë herë deklarata që s’përputhen aspak me realitetin ku jetojmë, por ky politikan britanik, i cili është anëtar këshilli në Whitby, North Yorkshire, ka dalë fare jashtë orbite. Laburisti, Simon Parkes, thotë se ai është baba i një fëmije alien. I martuar dhe me tri fëmijë, thotë se ka patur edhe sherr me të shoqen, pasi i pati rrëfyer se ka një fëmijë që quhet Zarka, të cilin e ka lindur një Femër aliene.
Ai tha për “Daily Mail”, se ka patur marrëdhënie intime me një aliene, rreth katër vjet më parë. “Gruaja ime nuk e përjetoi aspak mirë atë që i thashë dhe tani është mjaft e zemëruar.
Kjo më ka shkaktuar një sërë problemesh, por nuk mund të quhet i një niveli human. Nuk shoh asgjë të gabuar këtu. Ka shumë njerëz si unë, që nuk e shprehin këtë eksperiencë hapur, pasi kanë frikë se u shkatërrohet karriera”, përfundoi ai.