Autoritetet britanike publikuan ditën e enjte dosjet e dokumentet për “objektet fluturuese të panjohura”, (UFO) të cilësuara deri më sot si dosje të klasifikuara. Bëhet fjalë për 35 dosje të mëdha me rreth 8500 faqe në total, ku janë hedhur raporte nga zyrtarë e ‘dëshmitarë’ të vizitave aliene në planetin tonë që datojnë që nga vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore. Shumica e dosjeve të publikuara i përkasin periudhës nga viti 1997 deri në vitin 2005 dhe janë kryesisht foto e vizatime sipas syrit të ‘dëshmitarëve’, por edhe letra që ministrat e brendshëm britanikë u kanë dërguar atyre si përgjigje për dyshimet e ngritura. Mes personave që kanë patur “kontakt” pamor me UFO-t janë edhe policë, ushtarakë e pilotë të Royal Air Force.