Broki Ne 13 ore pune e kam ndryshuar Milanin

Broki: Në 13 orë punë e kam ndryshuar Milanin

Nuk ka kohë, por shumë dëshirë. Kristian Broki po punon intensivisht për të merituar qëndrimin te Milani edhe në sezonin e ardhshëm. Sfida e sotme kundër Veronës është shumë e rëndësishme për të treguar se loja po ndryshon dhe se skuadra është në rrugën e duhur.kristian broki Rritja Në "Bentegodi", Broki shpreson që të shikojë një Milan më të rrezikshëm në sulm dhe agresiv në mesfushë: "Ekipi ka nevojë që të fitojë besim te forcat e veta dhe, mbi të gjitha, po punojmë mbi mentalitetin e lojtarëve.

Nesër (sot) dua të shikoj një skuadër të vendosur dhe agresive në fushë për t'u dhënë një sinjal kundërshtarëve dhe tifozëve tanë". Kundër Karpit kanë dalë në pah limitet individuale, por trajneri e ka mbrojtur me vendosmëri grupin:

"Për mua, lojtarët e Milanit janë më të fortët dhe jam i bindur se i kanë të gjitha mundësitë për të bërë më shumë se ç'kanë arritur deri më tani. Deri më tani kam punuar 13 orë në fushë dhe do të isha mendjemadh nëse do mendoja se në kaq pak kohë mund të ndryshoja gjithçka.

Si fillim duhet të fiksojmë objektivat: i pari ishte zotërimi i topit, tani duhet që të jemi efikas edhe në finalizimin e aksioneve. Duhet shumë punë për të vënë në lëvizje ingranazhet dhe idetë, por jam i bindur se në Verona do të shikojmë rezultatet e para".

Hapësirë Menezit Broki ka shumë besim te skuadra, pasi stërvitja ka dhënë frytet e para dhe lojtarët e ndjekin me kujdes. Puna në "Milanelo" është thelbësore për t'i mundë- suar trajnerit të ri që të prezantojë një skuadër ndryshe në krahasim me atë të Sinisha Mihajloviçit.

Të kërkosh një Milan spektakolar dhe ofensiv, për momentin, duket një kërkesë "e çmendur", mirëpo duhet thënë se diçka ka ndryshuar në krahasim me periudhën e serbit. Kundër Sampdorias dhe Karpit, ekipi i Brokit grumbulloi 4 pikë duke prodhuar një tjetër fizionomi loje, kjo falë edhe kalimit në modulin 4-3-1-2:

"Të vetmit njerëz që nuk e kanë pritur mirë ndryshimin e modulit të lojës janë ata që ndodhen jashtë dhomave të zhveshjes, - buzëqesh trajneri italian. - Duhet të jenë futbollistët ata që mund të ankohen për problemet që ndoshta lindin nga ndryshimi i skemës, mirëpo lojtarët e Milanit janë të lumtur dhe kanë një dëshirë të madhe për të bërë një ecuri të mirë në ndeshjet e fundit.

Menez? Zheremi është stërvitur mirë. Ai është një lojtar pozitiv brenda grupit. Jam i bindur që do të bëjë atë që i kërkoj unë". Në fund, italiani u ndal sërish te Karlos Baka, i cili, pasi u largua nga fusha kundër Karpit duke polemizuar, kërkoi falje: "Ishte një nga skenat më emocionuese që kam përjetuar si trajner. Tani duhet t'i tregojë edhe në fushë vlerat që mbart. Nga ai pres një paraqitje pozitive. Por nuk ka rëndë- si individi, dua që të jetë forca e grupit që të mbizotërojë kundër Veronës".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama