Bruksel darke ne qiell restoranti i varur ne 30 metra lartesi (FOTO)

Bruksel, darke ne qiell, 'restoranti' i varur ne 30 metra lartesi (FOTO)
Një ‘darkë në qiell’ për të eksperimentuar ‘haute cuisine’. Ky është propozimi ekstravagant që vjen nga Brukseli këto ditë për banorët dhe turistëve e tij. Në një platformë të varur në lartësinë 30 metra, e cila është e aftë të mbajë deri në 22 persona, dhe e vendosur përballë pamjeve të mrekullueshme të natyrës apo monumenteve kryesore të qytetit do të mund të shijoni një vakt të shijshëm.

Iniciativa bën pjesë në aktivitetin e quajtur ‘Brusselicios 2012’, festivali i gastronomisë që mbahet në kryeqytetin belg, ndaj ushqimet e serviruara në lartësi do të jenë të gatuara nga kuzhinierët më të mirë, Për këtë arsye, edhe çmimet janë pak të kripura, 250 euro për person. Aktiviteti i veçantë që ofron një eksperiencë drithëruese dhe emocionuese në të njëjtën kohë do të zgjasë deri më 1 korrik.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama