Bruni gjobe 500 mije euro kompanise ajrore Raynar

Bruni gjobë 500 mijë euro kompanisë ajrore Raynar

Nikolas Sarkozi dhe Karla Bruni kanë vendosur të hedhin në gjyq kompaninë ajrore “Ryanair”, e cila kishte përdorur për qëllime fitimi një foto të presidentit dhe ish-modeles.

Publiciteti ishte përdorur për hedhjen në treg të biletave dhe ishte publikuar nga e përditshmja “Le Parisien”.

Çifti për momentin i ka kërkuar dëmshpërblim kompanisë. Sarkozi një euro për dhunim të të drejtave të imazhit, ndërsa ish-modelja italiane, Bruni, 500 mijë euro për dëme.

Avokati i presidentit, Thierry Herzog, u tha gazetarëve se kërkesa e Brunit ka të bëjë me profesionin e saj si modele: “Ka kontrata publicitare me firma, të cilat i paguajnë Brunit shumë para, që ajo t’i përfaqësojë. Një foto e Karla Brunit vlen 500 mijë euro”.

Marre nga : Gazeta Albania


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama