Anglia dhe Portugalia përballen mes tyre mbrëmjen e së enjtes (21:00) në "Wembley". Edhe pse një ndeshja luhet në kuadër të miqësoreve, në këtë sfidë nuk munguan edhe tensionet dhe incidentet në fushë.
Bruno Alvesh u largua me kartonin e kuq në minutën e 35´ të pjesës së parë. Futbollisti u ndëshkua për ngritjen e takave në lartësinë e kokës ndaj Herri Kane.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0. Portugezët pritet ta kenë më të vështirë pjesën e dytë për shkak se luajnë me një lojtar më pak.
Ekipet që kanë siguruar biletën për në filanet e Europianit luajnë miqësoret e fundit pak ditë para fillimit të kompeticionit më të madh të fotbollit në kontinent. Kuqezinjtë e De Biazit pritet të përballen nesër në Bergamo të Italisë ndaj Ukrainës dhe më pas ti drejtohen Francës për finalet.