Bubullime -Basha Do ulim taksat per fermeret me 9 dhe vendosim taksen e sheshte

basha-LushnjeTIRANË, 10 Tetor /ATSH- I. Vata/-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit "Fjalën e kanë qytetarët", u takua me fermerët në Bubullimë ne Lushnje, ku dëgjoi nga fermerët shqetësimet , vështirësitë që kanë duke ju premtuar se me ardhjen e demokratëve në pushtet, do të ulin taksat me 9%.

Basha në fjalën e tij u ka bërë të ditur fermerëve se "kërkesat e tyre do të adresohen në programin qeverisës të demokratëve dhe u ka premtuar uljen e cmimit te naftes me 240 leke per liter si dhe uljen e çmimit te energjise".

"Me ardhjen e demokratëve në pushtet do të vendosim taksën e sheshte me të ulët në Europe prej 9 përqind. Në qoftëse ju thoni se problemi kryesor është çmimi i inputeve, është çmimi i naftës, çmimi i energjisë, çmimi i plehrave, çmimi i plasmasit, është padrejtësia me taksat që ju kanë vënë, atëherë të jeni të sigurtë, se këtu do të jetë vëmendja jonë kryesore" , cilësoi Basha.

Po ashtu, ai tha se "jemi duke hartuar platformën e taksave, ku taksa e sheshtë do te jetë, 9 përqind. Kjo do të thotë se 450 milionë euro, që sot qeveria i takson dhe i fut nuk e dimë se ku, pikërisht këto para do t'ja kthejmë tregut".

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama