Bujar Asqeriu Arti eshte delikat kritika te jete objektive
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Pjesmarrja e Teatrit Kombëtar në Festivalin Botëror të Shekspirit, që u zhvillua në datat 12-13 maj 20012 në Londër, për nder të tragjedianit e komediografit të famshëm anglez Shekspir, është ngjarja më e madhe për këtë trup. Në këtë event kaq të rëndësishëm Shqipërisë i ra shorti që të luante në një triologji bashkë me teatrin serb dhe atë maqedonas.
Më saktë Teatri Kombëtar pati pjesën e dytë të “Henri VI”, e cila dhe pse nuk është nga pjesët më të mira të Shekspirit, sërishmi ngelet një vepër e madhe. Kjo shfaqje me regji të Adonis Filipit, ngjalli shumë debate. Menjëherë pas shfaqejes filluan një stuhi kritikash deri diku të pabazuara dhe nga njerëz që nuk e kishin parë shfaqjen. Linqet dhe blloqet e shkrimeve filluan të qarkullojnë nëpër rrjetet sociale (facebook) dhe kaluan nga një adresë e-maili në tjetrën. Ditët e para vetëm kritika, dhe kur ato u sfumuan në fakt doli në pah një realtet ndryshe që më mirë mund të na e sqarojë aktori Bujaqr Asqeriu.
Për dramën Henriku VI, pjesa e dytë që mori pjesë në Festivalin Ndrëkomëbtar të Teatrit që u zhvillua para disa muasjh në LOndër pati shumë diskutime.A ishin të pazuara kritikaT?
Aspak! Madje kur ishim ende në Londër dhe nga shtypi shqiptar morëm vesh se shfaqja jonë ishte kritikuar u mahnitëm. Madje nuk e besonim. Edhe kur erdhëm këtu në fillim pamë të njëjtën gjë, pastaj çdo gjë u kthjellua.
Në fakt si u vlerësua shfaqja aty?
Mund të them se morëm vlerësime maksimale. Vetë Drejtori i Përgjithshëm i Festivalit dhe Drejtori Artistik I këtij Festivale na uruan në mënyrë të veçantë duke u shprehur se u paraqitët mjaft mirë. Por dhe shtypi vendas të nesërmen dha vlerësime shumë të mira. Këto janë të dokumnetuara dhe nuk janë fjalët e mia pa pasur fakte dhe argumenta.
Mund të na thoni diçka të veçnatë ditën e shfaqjes?
Po. Shfaqja Henriku i VI-të, pjesa e dytë u zhvillua në sallën e madhe “Glob to Glob”. Unë kisha rolin e Xhek Keid, një rol i vështirë. Kjo sallë ka një kapacitet prtej 1 500 spektatorësh ku dominojnë llozhat speciale. Në shfaqje kishte dhe shumë shqiptarë. Emocionet ishin të shumfishta. Duhet të them se aty kishte specialist të dramaturgjisë që nuk bëjnë kompromis me askëmd kur është fjala mpër profesionalizëm. Aty nuk luhej me miqësira, por me art, me lojë aktoriale, me punën në grup dhe element të tjerë. Pra si çdo herë e parë në një event të tillë kaq të rëndësishëm në vendin me dramaturgji më të zhvilluar si Anglia emocionet ishin tej asaj të menduara si në shfaqjet në Tiranë apo Festrivale rajonale.
Përse kishit kaq emocione?
Kishte shumë arsye. E para ishte se për herë të parë në historinë e vet merrte pjesë në këtë Festival dhe Teatri Kombëtar shqiptar. Në një Festival me përmasa botërore ku nuk merrnin pjesë dhe vende me traditë dhe me emër në dramaturgji si psh Bullgaria. Së dyti ishte hera e parë që në këtë Festival dhe pikërisht në këtë sallë po luhej Henri I VI-pjesa e dytë, dhe kjo për mua nuk është pak. Kjo është shumë domethënëse për trupën tonë.
Si ishin reagimet pas shfaqjes?
Kur për këtë shfaqje është folur kaq shumë dikujt do ti duket e pabesusheme se çfarë u bë aps shfaqjes. Unë do të them të vërtetën siç e pashë ndrësa komentet ua lë lexuesve. Kur mbaruam shfaqjen duartokitjet ishin të stuhishme, të pambarimta. Pasi dolëm dhe në skenë dhe u përulëm para publikut, duartrokitjet u shtuan. Dolëm sërishmi mbas skene por duartokitjet nuk kishin të sosur. Në këtë kohë në rreshtin e parë të spektatorëve shpaloset nëj flamur shqiptar shumë i madhe thuajse sa rreshti i parë i spektatorëve. Sa e lejonte gjerësia e sallës. Na ktheyn pesë herë me thirrje dhe duartrokitje të paimagjinushme. Herën e pestë spektatorët me flamurin tonë kombëtar u ngjitën në skenë. Këtu emocionet ishin akoma më të mëdha.
Cila tjetër ishte e veçanta pas shfaqjes?
Ah, një moment. Pas shfaqjes tek porta dalëse e teatrit na priste një kosovar. Ai kishte 40 vjet në Angli. Pa bërë asnjë dskutim na tha jeni të fuar nga unë për nëj darkë miqësore. Kur u ulëm dhe pimë nga një gotë verë ai na thotë me lot në sy: Sot e dnjeva veten më shumë shqiptar se kurrë. Sot do të doja të dilja në rrugët e Londrës dhe të thoja:”Unë jam shqiptar! Na nderuat. Hallal qumështi i nëanve”. Por këtu dua të them edhe diçka të veçantë. Bashkë me disa shqipatrë në këtë mbrëmje kishin ardhur dhe shumë vendas që na shoqëruan në lokal. Ata ju lutën instrumentistit të talentuar Fatos Qerimi të mirte një valle me klarinetë. Ata kishin ndjekur shoqërimin që i bëri orkestra jonë gjithë shfaqjes dhe ishin mrekulluar. Dhe Fatosi ja mori pogonishos. U ngritën të gjithë dhe hidhnin valle dhe këndonin. Por këtu na gjeti belaja e dytë.
Përse kjo bela?
Sepse sërishmi një gazetë në Tiranë theksonte se teatri Kombëtar ka vajtur në Londër për aheng. Kjo është e padrejtë, nuk është etike. Të shpalosësh artin tënd me kërkesa nga vendasit është kulturë, respekt, është gjest xhentëlmenash. Kur ja si reagoi një gazetë jona. Çudi!
Si do ta cilësonit ju shfaqjen në këtë Festival?
Unë s’do të flas me gjuhën time por me gjuhën që floën shumë shqiptarë aty dhe shumë kritikë arti më pas. Kjo shfaqje u cilësua si suskesi i dytë shqiptar në Londër.
Pse kush ka qenë suksesi i parë?
Suksesi i parë ka qenë shfqaja që ka dhën e madhja Inva Mula. Shfaqjen e saj emigrantët e cilësonin si një mbretërim të artit shqiptar që e lartësoi emrin e Shqipërisë në sytë e vendasve. Kështu ndodhi dhe me Henrin e VI që u suall për herë të parë në atë sallë.
Po si u ngrit ajo tymnajë për shfaqjen ?
Mendoj se është marrë spunto nga një gazetar serb. Ai ndoshta duke parë flamurin tonë në sallë ka reaguar. Ai ka bërë ndonjë kritikë normale dhe kaq u desh edhe nga shtypi ynë. Ky është mendimi im. Dua të thkesoj se shtypi ynë duhej të ishte më i ekulibruar. Pastaj nëpër gazeta u muar mendimi i individëve që aknë inate dhe mërira brenda një profesioni p.sh si regjisor. Por më e keqja për mua është se u bënë disa ktika të tjera nga persona që kur janë pyetur nuk e kishin parë fare shfqaje. Kjo është tjetër mesele. Inatet, mëritë, xhelozitë nuk duhet të kenë vend në evente të tilla me karakter kombëtar. Dëgjova zëra në televizione që flisnin për dështim të trupës sonë dhe s’u besoja veshëve. Thosha me vete , po mirë, këta se kanë parë shfaqjen si guxojnë dhe flasin kaq me siguri. Këto ajnë të vërteta të hidhura.
Po ambasada shqiptare në Londër a ju qëndroi afër?
Shumë afër. Dua ta paërshendes ambasadorin tonë në Angli z. Mal Berisha për korrektesë. Qysh me mbritjen tonë aty ishin caktuar përfaqsues të ambasadës që të na shoqëronin dhe të na rrinin afër për çdo gjë. Ishte vetë ky ambaador që e vlerësoi shumë shfaqjen dhe amdje ja përcolli suskesin edhe Kryeminsitrit I cili pas mbërritjes sonë në Tiranë na bëri pritje të veçantë.
Po dobësi a ka pas shfaqja?
Dua të jem realist. Çdo shafje ka tëmetat e saj. Pra ka pasur dhe dobësi nga ana regjisoriale, por krrsesi dobësi që ulin vlerat e shfaqjes. Nuk ka shfaqje pa të meta. Edhe trupat më të mira të botës kanë të metat e tyre. Por tek kjo shfaqje dominoi pozitivja dhe ne nuk duhet të propogandojmë vetëm anët negative. Eshtë nëj tendecë kjo e një pjese të shtypit shqiptar por edhe e indievidëve që merren me art që kanë si qëllim vetëm kritikat. E lehtë është të kritikosh por është shuë e vështirë të punosh dhe të vendosësh në skenë nëj vepër të tillë. Në këtë Festival Shqipëria do të mbahet mend gjatë pasi ishte hera e parë që debutante, por debutante me një pejsë nga më të vështirat të Shekspirit dhe që misionin e saj e mbylli me sukses