Studimi anglez ka marrë në konsideratë një sërë fotografish të tri grupeve të ndryshme individësh: europianët disa persona me etni Hadza (Tanzani) dhe majmunët. Më pas, ekspertët ndërhynë me anë të kompjuterit për t’i bërë të gjitha fytyrat simetrike duke zvogëluar për shembull distancën mes syve, pasi është edhe një nga faktorët më të rëndësishëm për simetrinë. Kështu pas operacioneve të rimodelimit studiuesit ua treguan imazhet disa europianëve të cilët ishin pak a shumë si një “juri”. Grupi në fjalë përbëhej nga 15 meshkuj dhe 15 femra. Jurisë iu kërkua të vlerësonte se cilat fytyra dukeshin më tërheqëse. Femrat (rreth 59 me moshë përkatësisht nga 18-25 vjeçe) i ishin nënshtruar gjithashtu analizës, ku përcaktohej niveli i estrogjenit që qarkullonte në gjakun e tyre, duke treguar më pas fotografitë e të njëjtave femra që konsideroheshin më tërheqëse dhe shfaqnin karaktere tipike femërore: sy të mëdhenj, buzë të tulta, nofulla dhe hundë të vogël. Këto janë gratë që iu nënshtruan profilit hormonal.
Studiuesit, pasi i “trukuan” fotot me “software”-in e një kompjuteri, ua treguan këto të fundit anëtarëve të jurisë: rezultatet ishin homogjene. Kjo do të konfirmonte se karakteret e pëlqyera te një fytyrë femërore janë karaktere seksuale që shkaktojnë fertilitet dhe si pasojë janë tërheqëse nën profilin biologjiko-evolutiv. Preferencat e shprehura nga grupi europian të marra në konsideratë nga shkencëtarët nuk lidhen me eksperiencat vizive, por me mbijetesën e farës.
Gjithsesi, nëse karakteristikat e fytyrës mund të japin informacion mbi cilësitë biologjike, atëherë është logjike të mendosh se mund të ekzistojnë mekanizma të ngjashme që e nxisin.
Për shembull, disa gjene mund të tregojnë një sistem imunitar të mjaftueshëm ose një aparat të mirë metabolik pavarësisht se e lejojnë një organizëm të rritet në mënyrë simetrike.
“Shpesh, femrat e shëmtuara janë aq të zgjuara, saqë i bëjnë njerëzit ta harrojnë këtë fakt”, thoshte Balzaku, i cili i kuptonte shumë mirë gratë dhe mënyrat se si ato joshnin.
Për pamjen e jashtme të femrave të shëmtuara janë shkruar mjaft libra. Një prej tyre është edhe “Jeta seksuale e gruas së shëmtuar”. “Gruaja e shëmtuar nuk është vetëm një deformim estetik. Mbi të gjitha ajo ka një shpirt si çdo qenie njerëzore”, është shprehur një studiues. Libri në fjalë zbulon misterin dhe konfirmon teorinë: çdo njeri është i bukur aq sa ndihet.
Protagonistja e romanit përshkruan situatën e saj si një grua e shëmtuar, por që për sytë e saj duket mjaft tërheqëse. Ajo është një grua e shëmtuar – jo aq e tmerrshme, sepse ajo lloj femre sipas disa studiuesve ka një bukuri të veçantë që nuk mund të shihet nga të gjithë – e cila ose kalon pa u vënë re njësoj sikur të ishte e padukshme ose në momentin që i vihet në dukje fakti që nuk është e bukur nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të vuajë.
Gjithsesi ky është fati i trishtuar i femrave të shëmtuara: të mos trajtohen kurrë si të tjerat. Protagonistja e mëson këtë gjë që në vogëli dhe e përdor “trashëgiminë” e saj për të krijuar “portretin” ose më saktë fatin e gjithë të shëmtuarave në shoqërinë moderne. Realisht i trishtueshëm, por edhe argëtues deri në qesharak libri “Jeta seksuale e gruas së shëmtuar” është një edukim sentimental gjithnjë në rritje. Një romancë e jashtëzakonshme, por edhe një libër edukativ që mund t’u shërbejë meshkujve dhe femrave për të parë me një tjetër këndvështrim jo vetëm vetveten, por edhe botën njerëzore që i rrethon. Fatkeqësitë e protagonistes do të bëhen kështu fatkeqësitë e të gjithëve një pasqyrë në të cilën gjithkush, edhe i bukuri, mund të pasqyrohet.