Fillimisht bluzat e bardha menduan se behej fjale per nje problem hormonal. Nderkohe Louise vazhdonte te flinte per dite te tera pa patur mundesi qe te shkonte ne shkolle apo leksione kercimi. Kur zgjohej ajo nuk mbante mend asgje. Ne mars te vitit 2009 u shtrua ne St. George’s Hospital di Tooting, prane Londres ku mjeket e percaktuan diagnozen e sindromes Kleine-Levin, nje lloj i vecante gjumesie, shkaku i se ciles eshte ende i panjohur. Ka mundesi qe e gjithe kjo te vije si pasoje e ndonje mosfunksionimi te sistemit hipotalamik-limbik ku perqendrohen vatrat e urise dhe gjumit.
Kurimi
Familja e vajzes ka patur vertet probleme kohet e fundit. Prinderit tregojne se pas nje pushimi ne Malaga, e bija u fut ne nje gjume te thelle ne avion dhe nuk u zgjua me prej ditesh. Ne nje rast tjeter gjate nje udhetimi me kamper, Louise fjeti gjate gjithe kohes. Megjithate ne kete histori ka dicka te mire. Eksperienca flet se sindroma Kleine-Levin zhduket vete me kalimin e viteve.