Ministria e Brendshme publikoi buletinin me të dhënat për muajin janar. Sipas këtij buletini, këtë muaj kanë ndodhur 11 vrasje në krahasim me 13 të tilla në janar të vitit të shkuar. Po ashtu ka më pak të vdekur nga aksidentet, 13 në krahasim me 19 të janarit të shkuar. Policia ka kapur po ashtu më shumë hashash dhe heroinë në krahasim me një vit më parë në po këtë periudhë.
Të dhënat e buletinit
- 11 vrasje (13 vrasje në janar 2013)
- 1 vjedhje me pasojë vdekjen (2 të tilla në janar 2013)
- 13 të vrarë nga aksidentet (19 te vrare në janar 2013)
- 10.2 kg heroinë e kapur (0.01 kg kapur në janar 2013)
- 3.58 ton hashash (2.77 kapur në janar 2013)
- 49.958 masa administrative për shkelje të qarkullimit rrugor
- 48.683 kontrolle mjetesh e mjedisesh nga Policia e Shtetit
- 13.694 telefonata nga qytetaret në numrin 129
- 245 të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor
- 242 persona në kërkim, të kapur
- 79 persona të proceduar për korrupsion
- 51 persona të proceduar për trafiqe të paligjshme
- 43 persona të proceduar për vepra penale në fushën e krimit të organizuar